Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-deputeti i PS-së dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes nga SPAK, Gaçi nuk pranoi të japë asnjë koment për gazetarët.
Ndërkohë avokati i tij, Gurali Brahimllari, tha se Gaçi ishte në SPAK “në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, kërkuam të njihemi me aktet", tha avokati.
Mësohet se Artan Gaçi po hetohet për pastrim parash me kompani jashtë Shqipërisë.