Tenderët e paracaktuar për “Tigrat” - Petrolifera fiton me negocim 5.2 milionë euro për transportin e naftës (e denoncoi Vox News)

27 Gusht 2026, 22:40Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto montazh nga Vox News

Shteti shqiptar vijon të shpenzojë miliona euro pa asnjë garë dhe në mënyrë tepër të paracaktuar për operimin e dy karakatinave të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë, të emërtuara Tec Lundrues, të cilat erdhën disa vite më parë dhe që kanë kushtuar një mal me para’.

Brenda një kohe të shkurtër, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur disa tendera me vlerë dhjetëra miliona euro për mirëmbajtje dhe për transportin e lëndës djegëse, teksa mënyra e bërjes së letrave është shumë e dyshimtë.

Vox News paralajmëroi disa javë më parë se drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi, do t’i jepte pa asnjë garë kompanisë Petrolofera një shumë mbi 5 milionë euro, me të famshëm procedurë “negocim”. Nuk bëhet fjalë për një tender të mirëfilltë, por për aftësitë e Violës për të negociuar me firmat që operojnë në treg, duke u çuar ftesë për ofertë dhe më pas të tentonte që të ulte vlerën e tenderit.

Tenderët e paracaktuar për “Tigrat” - Petrolifera fiton me

Tenderët e paracaktuar për “Tigrat” - Petrolifera fiton me
Faksimile: Njoftimi i KESH-it për të shpallur fituese kompaninë Petrolifera për tenderin e transportit të lëndës djegëse

Shifrat e kanë tradhtuar rëndshëm Violën, aq sa ulja e vlerës ka qenë tepër minimale, shumë e papërfillshme. Fondi limit i procedurës ka qenë 493.960.000 lekë. Vlera e ofruar nga kompania fituese ishte 493.699.040 lekë, ose 99.95 % e fondit limit.

Në këtë procedurë Viola ka mundur që të ulë shifrën për vetëm 260.960 lekë të rinj. Kaq aftësi të ketë, sa të bëjë negocim duke i dhënë të gjithë shumën e akorduar? Procedura duket kryekëput në favor të Petroliferës, e cila brenda një kohe të shkurtër, që nga momenti që karakatinat e ndryshkura u vendosën në atë vend, ka marrë dhjetëra miliona euro.

Tenderi ka një objekt të kontratës “depozitim dhe ngarkim shkarkim i lëndës djegëse për TEC Lundrues, Vlorë” me një kohëzgjatje 19 muaj, teksa çuditërisht kriter ishte “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”. “LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE” ofroi 5,297,200 euro.

Tenderët e paracaktuar për “Tigrat” - Petrolifera fiton me
Në foto: Denoncimi i tenderit nga Vox News, disa javë më parë

Disa javë më parë, redaksia e Vox News, publikoi një investigim me titull “Viola Haxhiademi e KESH i jep pa garë 5.4 milionë euro Petroliferës për lëndën djegëse për “Tigrat” në Vlorë”.

“Viola Haxhiademi vetëm me një të rënë të lapsit mund t’i japë kompanisë Petrolifera një shumë prej 5.4 milionë euro. Nuk bëhet fjalë për një tender të ri, por një negocim mes Violës dhe drejtuesve të kompanisë private”, denonconte redaksia jonë.

Në të njëjtin dokument shkruhej se tipi i procedurës ishte “me negocim, pa njoftim”, çka do të thotë se Viola Haxhiademi do të negocinte me firma private për këtë punë, pa bërë një garë qoftë formale, por të jetë e shkruar në letra.

“Në dokumente nuk specifikohet se me cilën firmë ka negociuar Viola, ndërkohë që të gjitha indiciet të çojnë te Petrolifera, e cila ka fituar në vitin 2023 tenderin me të njëjtin objekt, me vlerë 7.2 mln euro. Edhe në atë kohë, procedura u bë me negocim të drejtpërdrejtë”, vijonte investigimi, ku disa javë më pas Viola firmosi njoftimin e fituesit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video