Propagandë apo projekt real - Fotografia e Ramës me Macronin, kush do e ndërtojë Liceun Francez në Korçë?

10 Korrik 2026, 22:09Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama dhe Macron

Në datën 23 qershor 2026, kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë në Francë, ku takoi Presidentin Emmanuel Macron. Madje, në ato ditë, Rama publikoi edhe një fotografi në krah të Macronit, duke mbajtur në dorë një copë letër të shkruar “Liceu Francez, Korçë”.

Asnjë shpjegim tjetër për arsyen e kësaj fotografie, asnjë informacion se kush ishte simbolika e atij shkrimi apo të tjera të dhëna. Pas asaj fotografie të shumtë ishin ata që hamendësuan, nëse Franca do të sponsorizonte ndërtimin e Liceut Francez në Korçë, do të hidhte para’ për godinat, etj.

Ndërkohë që të tjerë menduan se ndoshta Franca do t’i hidhte sytë nga Shqipëria, pasi gjithmonë integrimin tonë e ka parë me skepticizëm, aq sa ka “detyruar” disa qeveri që të bënin marrëveshje me kompani franceze në këmbim të një PO-je.

Propagandë apo projekt real - Fotografia e Ramës me Macronin, kush do
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Natyrisht Rilindja e Liceut Francez në Korçë është një e mirë për komunitetin, duke qenë se ka qenë një nga shkollat e para që ka krijuar elitat në Shqipëri. “Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë” do të shkruante kryeministri jonë.

Propagandë boshe apo Franca do të investojë në Shqipëri?! Vox News ka kryqëzuar disa informacione për Liceun Francez në Korçë, për të cilin do të kujdesej Macroni. Ndryshe nga sa trumbetohej në atë foto, e cila linte shumë vend për interpretime, investimet në Liceun Francez në Korçë janë bërë, po bëhen dhe do të bëhen vetëm nga qeveria shqiptare, e cila ka zgjidhur edhe qesen prej disa milionë euro.

Ndryshe nga sa la të kuptohej ajo foto, krejt e kundërta po ndodh në terren, pasi disa ditë nga ai takim, Fondi Shqiptar i Zhvillimit finalizoi një tender për ndërtimin e Liceut Francez në Korçë, totalisht me para shqiptare dhe jo franceze. Në datën 7 korrik 2026, FSHZH ka shpallur fitues firmat “NDERTIMI” dhe “NDREGJONI” se ishin fitues të kësaj procedure, me objekt “ngritja e Infrastrukturës Arsimore të Liceut Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit, Bashkia Korçë”. Është një kontratë për ndërtimin e konviktit dhe shkollës së re.

Propagandë apo projekt real - Fotografia e Ramës me Macronin, kush doPropagandë apo projekt real - Fotografia e Ramës me Macronin, kush do

Propagandë apo projekt real - Fotografia e Ramës me Macronin, kush do
Në foto: Projekti i Liceut Francez që do të ndërtohet në Korçë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Në dokumente shkruhet se BOE fituese ka ofruan një shumë prej 435 milionë lekësh, duke u shpallur edhe fitues, ndërsa nuk ka asnjë informacion edhe në dokumentet shoqëruese se Liceu do të ndërtohet me fonde nga Franca.

Ashtu si dhe shumë fotografi apo bashkëpunime të tjera, edhe në këtë rast, taksat e shqiptarëve po financojnë teka të kryeministrit Edi Rama, i cili vetëm për t’i bërë qejfin Macronit shkruan se Liceu do të ketë mbështetjen e tij.

Nëse qeveria franceze nuk financon atë projekt, si do t’a mbikëqyrë Macroni? Me taksat e shqiptarëve? Normalisht, ndërtimi i një shkolle është gjithmonë i mirëpritur, nga kushdo, por kur bëhet për propagandë duket se vjen pak erë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video