Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e ndërtuesve për të marrë leje nga qeveria, 14-katësh me emrin e artistit hungarez!

30 Qershor 2026, 18:30Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto montazh - Vox News

Firmat e ndërtimit dhe arkitektët kanë gjetur së fundmi një skemë se si të marrin leje për kulla në Shqipëri. Gjetja e fundit e tyre është vendosja e emrave të artistëve ndërkombëtarë në projekte për ndërtime, ku në këtë mënyrë arrijnë që të shpejtojnë procedurat në qeveri, më saktësisht në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

Një projekt për një kullë 14 kate është zbardhur së fundmi nga KKTU-ja, shumë pranë qendrës së Tiranës, në rrugën “Ali Pashë Gucia”. Firma ndërtuese ka paraqitur një projekt në qeveri me emrin “Vasarely Tower”, duke përdorur në këtë rast emrin e artistit hungarez Viktor Vasarely, i cili njihet për artin optik dhe përdorimin e formave gjeometrike.

Në qarqet e artistëve ai njihet si “shoku” i kryeministrit tonë, për artin abstrakt, i njëjtë siç bën edhe Edi Rama, ndërkohë që në këtë rast firmat dhe vetë firmat që bëjnë projektin kanë gjetur “zgjidhjen” për mos t’u zvarritur. Në fakt, edhe projekti i kullës 14 kate është në formën e artit të hungarezit, një formë abstrakte.

Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e

Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e
Faksimile: Leja e KKTU-së për kullën “Vasarely Tower” në Tiranë, e lartë 14 kate

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, KKTU ka zbardhur javët e fundit lejen e ndërtimit për objektin “Vasarely Toëer”, godinë banimi dhe shërbimi me 1, 13 dhe 14 kate mbi tokë, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Christin” sh.p.k.

“Objekti 14-katësh ndodhet në qytetin e Tiranës, në rrugën ‘Ali Pash Gucia’, duke zënë një pozitë strategjike pranë rrugëve kryesore dhe hapesirave publike me intensitet të lartë. Kjo zonë e Tiranës është e pasur në histori dhe një pjesë e rëndësishme e qytetit”, thuhet në letra. Në fakt, ajo zonë ka qenë me banesa private, karakteristikë e banorëve të Tiranës dhe ndërtimi i këtyre kullave thuajse ka zhdukur çdo gjurmë të tyre!

Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e
Në foto: Vendndodhja e kullës, në lagjen e vjetër të Tiranës

Sipas dokumenteve që ka siguruar Vox News, zona ku do të ndërtohet kulla karakterizohet nga zhvillim urban intensiv dhe ofron një miks funksionesh që përmbajnë banim, shërbime dhe parkim. “Kemi kryesisht një ndërthurje objektesh banimi individuale me lartësi të ulët, 1 deri në 2 kate, ndërtime banesash kolektive të para viteve 90' si dhe ndërtime të viteve te fundit me lartësi 9 deri në 12 kate.

Zona ka një sistem rrugore të konsoliduar dhe me akses të drejtpërdrejt në aksese kryesore të qytetit si rruga e ‘Dibrës’” thuhet në dokumente”. Sipas saj, zona është e konsoliduar nga shërbimet publike me objekte arsimore si Shkolla e Mesme e Përgjithshme "Partizani" dhe Shkolla e "Kuqe".

Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja eKulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e

Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e
Në foto: Projekti i kullës që do të ngrihet në Tiranë, në afërsi të “Shkollës së Kuqe”

KKTU shkruan se koncepti bazë i projektit frymëzohet nga artisti hungarez Viktor Vasarely, i njohur për artin optik dhe përdorimin e formave gjeometrike me kontraste të forta. “Tema kryesore e dizajnit të Vasarely Tower buron nga përdorimi i formave të thjeshta gjeometrike dhe ngjyrave kontrastuese të forta. Muzeu Vasarely në Aix-en-Provence interpreton pikturat e artistit si një ndërtesë horizontale, ndërsa në këtë projekt, koncepti transformohet në një kullë vertikale”, vijon dokumenti.

Sipas saj, kulla bazohet në një plan prej 12.5 m me 12.5 m, me një lozhë rrethore që sjell dritë natyrale në thellësi të apartamenteve. Brenda lozhës, të gjitha sipërfaqet dhe kornizat e dritareve janë të lyera me ngjyrë rozë RAL 3014, duke krijuar një kontrast të fortë me fasadën bardh e zi. Ky kontrast vizual krijon një efekt optik unik, duke reflektuar në mënyrë besnike frymëzimin nga Vasarely.

Kulla me emrin e “shokëve” të Edi Ramës - Gjetja e
Faksimile: Dokumenti i KKTU që shkruan se projekti frymëzohet nga Viktor Vasarely

Leja përcakton se projekti i objektit 14-katësh në Tiranë përfaqëson një bashkim të suksesshëm të funksionalitetit, estetikës dhe konceptit artistik. “Inspiruar nga arti optik i Viktor Vasarely, kulla sjell një dimension të ri në arkitekturën bashkëkohore të qytetit, duke kombinuar elemente vizuale të fuqishme me komoditetin dhe qëndrueshmërinë. Ky projekt synon të jetë një pikë referimi e rëndësishme në peizazhin urban, duke krijuar një lidhje të ngushtë midis artit dhe funksionit praktik”, vijon dokumenti. Pikërisht të gjitha ato që shkruhen më sipër mund ta kenë bindur kryeministrin tonë artist që të vendosë firmën dhe ta miratojë me shpejtësi.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video