Pa garë dhe me fondin limit, Kastrati fiton 100 për qind të tenderave të karburantit

14 June 2022, 18:04Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pa garë dhe me fondin limit, Kastrati fiton 100 për qind të
Në foto biznesmeni Shefqet Kastrati

Statistikisht, Kastrati Group ka fituar vitet e fundit mbi 50 për qind të tenderave të karburantit, ndërsa ka vite kur kjo shifër shkon edhe mbi 70 për qind të këtyre tenderave.

Por, rekordin e tenderave për furnizim me karburant të institucioneve shtetërore, Kastrati e ka arritur këtë pranverë, kur është shpallur fitues në një tender të ndarë në pesë lote me vlerë totale rreth 20 mld lek.

Kastrati është shpallur fitues në të pesë lotet e këtij tenderi të organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, një strukturë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Përveç kësaj, si për t’ja thjeshtuar garën në të pestë lotet Kastrati Group ka qenë kompania e vetme që ka marrë pjesë. Pra, është shpallur fituese pa garë duke devijuar qëllimin e organizimit të tenderave, që përmes garës synojnë të kursejnë paratë e taksapaguesve.

Pa garë dhe me fondin limit, Kastrati fiton 100 për qind të

Nga dokumentacioni shoqërues të tenderit bëhet fjalë për blerjen e pak më shumë se 9.5 milionë litra karburant për të pesë lotet brenda katër viteve të ardhshme.

Loti i parë, që ka edhe vlerën më të madhe është ai për blerje nafte, ku Kastrati është shpallur fitues me ofertën e dhënë në fondin limit, ose 12.3 miliardë lek pa TVSH.

Loti i dytë gjithashtu është fituar me ofertën e dhënë sa fondit limit me 4.6 miliardë lek për benzinë pa plumb.

E njëjta gjë edhe në tre lotet e mbetura, ku Shefqet Kastrati ka marrë pjesë përmes dy kompanive, Kastrati Group dhe Kastrati SHPK, si bashkim kompanish në këtë tender.

Pa garë dhe me fondin limit, Kastrati fiton 100 për qind të

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video