U përkujtua 79 vjetori i Çetës Partizane “Ismail Qemali”, themeluar në Karbunar të Vlorës. Në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës.
Kryetari i Shoqatës “LABËRIA” Ago Nezha, e vlerësoj si shumë të rëndësishme këtë veprimtari. Ai ë cilësoi të lavdishme Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Dëshmorët e saj.
“Vlora është një shembull model i të gjithë qeveritarëve, të cilët ndjekin të gjitha veprimtaritë patriotike, në menyrë eksilente, që nuk ndodh në asnjë qytet të vendit ky fenomen, sic ndodh në Vlorë.”
Organizatori i kësaj veprimtarie Engjëllush Avdulaj, në fjalën e tij u shpreh se vlerësimi i historisë, i djemve dhe vajzave që dhanë jetën apo u plagosën për të sjellë lirinë, është një detyrim i shenjtë.

Gjithashtu Avdulaj dha mesazhin, se brezi ynë ka një detyrim të madh për të përcjellë stafetën e historisë tek të rinjtë, tek fëmijët tanë.
“Historia nuk mund të harrohet. Armiqtë dhe pushtuesit nuk zhduken kurrë siç po e shihni edhe sot në kufijtë e Evropës! Ndaj, jemi të vendosur t’i dalim për zot historisë, sepse kështu kemi të sigurt të ardhmen. Fashizmi nuk ka vdekur, fatkeqësisht ai veç merr forma të ndryshme. Në një Shqipëri që është hapur drejt botës në këta 30 vite, disa vlera janë zbehur dhe largësia ka bërë punën e saj. Vite më parë jam larguar nga Karbunari im i dashur, u nisa për tu bërë një ndër ushtarakët e këtij vendi e më pas vijova rrugën shkollore e akademike si sportist e anëtar i forcave të sigurisë së Republikës. Por asnjëherë nuk e harrova fshatin tim, zonën time, traditën dhe historinë. Vlerësimi i historisë sonë, i atyre djemve dhe vajzave që dhanë jetën, të tjerët që u plagosën e të tjerat që luftuan deri në castin që sollën lirinë, është detyrim i shenjtë për ne. Dhe s’mund të rri pa vlerësuar edhe Qeverinë tonë, përfaqësues të të cilës i kemi këtu sot, sepse duket qartë vlerësimi dhe respekti i tyre në këtë drejtim. Një fjalë e vjetër labe thotë: Një rrap pa rrënjë e merr era!”
Në veprimtarinë e zhvilluar në Teatrin “Petro Marko” ku u bashkuan të majtë e të djathtë, në 79 vjetorin e Çetës Partizane “Ismail Qemeali” morën pjesë edhe familjarë e pasardhës të tjerë të Dëshmorëve.