Ndryshe nga sa thuhet, Zogu dhe Noli kishin marrëdhënie mjaft të mira në fillimet e jetës parlamentare në Shqipëri (LETRA)

18 Maj 2024, 17:57Histori SHKRUAR NGA ILIR IKONOMI
Ahmet Zogu dhe Fan Noli

Dy miq të sjellshëm.

Ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira në fillimet e jetës parlamentare në Shqipëri. Më vonë politika do t’i ndante, por përsëri do t’i bashkonte.

Ata u njohën në vitin 1921, kur Noli shkoi në Shqipëri nga Gjeneva dhe u bë deputet që përfaqësonte Vatrën e Amerikës. Të dy ishin anëtarë të Partisë Popullore. Zogu ishte 26 vjeç, Noli 39.

Në fund të vitit 1921, Nolit iu propozua posti i ministrit të jashtëm në qeverinë e Xhafer Ypit, por ai nuk donte. U desh të ndërhynte ministri i brendshëm Zogu që Noli të pranonte. Noli dha dorëheqjen në mars 1922, pas një mosmarrëveshjeje me Ypin.

Në verën e atij viti, kur ndodhej në Romë, Noli i la Zogut disa porosi private dhe ky ia kreu, siç del nga kjo letër e shkruar bukur dhe me mjaft mirësjellje një shekull e ca më parë:

I dashur mik, Imzot Fan S. Noli

në Romë.

Që posa mora letrën e parë të Z. s’uaj, i pagova të hollat të zot të shtëpisë edhe shërbëtorit t’uaj ashtu siç më shkruanit në letër, dyke ju marrë dëftesat e duhura. Sa për punën e mobillave, kemi pyetur në Doganën e Durrësit, por as gjësendi nuk ka ardhur. Gjith ashtu edhe për të quajturin Nasi Laze kam për të bërë hetime ku është arrestuar, se këtu në Tiranë nuk ndodhet një emër i atillë. Gëzohem që kurdoherë të jeni mirë dhe që përsëshpejti u bashkofshim këtu. Dyke ju çuar përshëndetjet e mija, mbetem Juaji me besë.

A. Zogu

Tiranë, 15.7.1922

Ndryshe nga sa thuhet, Zogu dhe Noli kishin marrëdhënie mjaft të

 

Video