Ish-presidenti Alfred Moisiu, ishte i ftuar këtë të hënë në “Breaking” në Top News.
Mes të tjerash, Moisiu tregoi përjetimet e e Luftës së Dytë Botërore, pasi babai i tij në atë kohë ka qenë major i ushtrisë mbretërore, dhe ish-presidenti, edhe pse në moshë të vogël, është përballur me disa situata të paharrueshme, të cilat rrënjosen në kujtesë.
Ai tregon për datën 7 prill të vitit 1939, si një ditë të vështirë, ku Shqipëria u pushtua nga Italia. Moisiu në atë kohë ishte rreth 9 vjeç dhe jetonte në Shkodër, me familjen e tij.
Rrëfimi i ish-presidentit Alfred Moisiu
7 prill 1939 kam qenë 9 vjeç. Familja ime ka qenë në Shkodër, babai ka qenë mjaor i ushtrisë mbretërore. Ishte komandant i zonës veriperëndimore. Ishte njësi ushtarake ishte dhe një regjiment kombësorie dhe komandat ishte një kolonel rus, ishte një nga brigadistët e tjerë, bashkë me Zogun nxori 24 nga Jugosllavia.
Më kujtohet dita e 7 prillit. Gumëzhinin avionët mbi qiellin e Shkodrës, nuk kishte kush ti hapte zjarr dhe u bombarduam. Hodhi fletushka dhe i bëri thirrje popullit, me propagandën e tyre sigurisht. Nga im atë ishin një togë pushkatare në Shëngjin dhe ishte baderia në Shëngjin që nuk hapte dot zjarr pasi ishte pushtuar nga italianët e kohës.
Kurse tonët kishin një mitroloz, hapën zjarr disa herë, bëmë disa dëme, por harxhuan fishekët. Marrin në telefon im atë dhe i thotë që ‘skam më fishekë, çfarë të bëj?’, tërhiquni i thotë. Mbrojtja simbolike ishte e organizuar, por kaq ishte mundësia. Dëgjoja tim atë me shokët e tij dhe janë ngjarje që fiksohen. Forcat ushtarake të kohës u tërhoqën dhe në një fshat të Shkodrës ishin rreth 2 mijë veta të armatosura. Komandati ishte rusi dhe i thotë tim eti që s’kemi ça bëjmë, duhet të dorëzohemi në jugosllavi mos na kapin italianët. Ose do i themi kush do le të vijë. Por unë jam i huaj, kështu që foli ti’.
Ky koloneli i madh ishte major, tha ‘ne bëmë detyrën tonë sa mundëm dhe do shkojmë të dorëzohemi në jugosllavi, ose rrimë këtu me pushtuesit.’ Një heshtje varri, asnjëri nuk donte.
Ikëm në kufi, në Han të Hotit, pritëm goxha sepse Jugosllavia nuk pranonte ushtarë sepse kishte hall se konfliktohej me Italinë. afër daljes ramë dakord dhe në Tuz ishin rreshtuar një rogë pushkatarësh, gati për zjarr. Hije e rëndë shumë.
Më kujtohet ushtarët, që dorëzuan armët dhe vjen majori jugosllav serb, dhe i drejtohet im atë, i thotë që ju oficerët mund t’i mbani armët personale. Jo i thotë im atë dhe i hedh i pari.
Dola në një park, isha me disa fëmijë. Vijnë disa djem malazez kishin një top të bukur. Më pëlqeu dhe më kërkoi para. Kisha një frang ari dhe ia dhashë, por topin nuk ma dha. unë iu hodha në fyt dhe ia mora frangën. Kur u ktheva në shtëpi vijnë nja 25 persona me sëpata, atyre iu doli një oficer nga Ulqini.