E rrallë / Thatësira nxjerr në pah një varkë antike në lumin e Vjosës

19 Shkurt 2024, 18:28Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Varka në lumin e Vjosës

Rënia e nivelit të lumit Vjosë ka nxjerrë në sipërfaqe skeletin e një varke të vjetër pranë fshatit Kashisht të Bashkisë Fier.

Mbetjet e varkës janë pikasur nga barinjtë e zonës, ndërsa me sy të lirë duket qartë konstruksioni prej druri, gozhdët metalike, te cilat janë përdorur nga ndërtuesit dhe një shtresë bitumi për hidroizolim.

Sipas studiuesit dhe historianit Ilirjan Gjika, ky mjet lundrues duhet t’i nënshtrohet më parë studimit nga specialistet e fushës, pasi Vjosa njihet për historinë e saj të vjetër në lundrimin e brendshëm.

Po sipas historianit Gjika, hipotezat për vjetërsinë e saj  mund të jenë të shumta pasi dihet tradita shekullore e lundrimit në këtë lumë në antikitet dhe mesjetë dhe këtë e faktojnë një sëre dëshmish historike.

Nga studimi i skeletit të kësaj varke, pritet të zbulohet më shumë informacion për epokën në të cilën lumi Vjosë ishte i lundrueshëm.

Video