Shqipëria mori vendin e saj të nderit: Kush ishte shqiptari i parë i ftuar në Izrael pas ‘90-ës

27 Janar 2024, 17:35Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush ishte shqiptari i parë i ftuar në Izrael pas ‘90-ës

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, Arkivi Shqiptar sjell në kujtesë se kush ishte i pari shqiptar që u ftua në Izrael pas vitit ‘90-të, në shenjë mirënjohje nga një hebre, të cilin ai e mbajti në shtëpinë e tij gjatë luftës, duke e mbrojtur nga nazistët.

“Si sot, më 27 janar 1945, trupat sovjetike depërtuan në kampin e përqendrimit dhe të shfarosjes në Auschëitz-Birkenau (Poloni).

Më shumë se 7,000 të burgosur, të dërrmuar nga kequshqyerja, torturat dhe sëmundjet e patrajtuara, arritën të liroheshin. Në kampet e përqendrimit të ideuara nga regjimi i Adolf Hitlerit, u vranë rreth 6 milionë hebrenj. Në mënyrë të përvitshme, 27 janari, pas proklamatës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (1 nëntor 2015), shërben për të përkujtuar viktimat e shfarosjes më të madhe njerëzore që ka njohur historia, Holokaustit.

Dëshmitë historike kanë dëftuar se vendi ynë u kthye në një oaz shprese për hebrenjtë, të cilat u strehuan nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. E këtij rasti fatlum është edhe historia e qëndrimit të familjes Mandili në vendbanimin e familjes Veseli në Krujë, në vitin 1942.

Më poshtë, paraqitet kërkesa (tetor 1990) e qytetarit izraelit Gavra Mandili, drejtuar Ramiz Alisë për lejimin e Refik Vesilit dhe së shoqes për të shkuar në Izrael.

Shqipëria mori vendin e saj të nderit: Kush ishte shqiptari iShqipëria mori vendin e saj të nderit: Kush ishte shqiptari iShqipëria mori vendin e saj të nderit: Kush ishte shqiptari i

‘Në këto rrethana me thjeshtësinë e tij, në të njëjtën kohë me patriotizmin dhe krenarinë shqiptare, Refik Veseli qe përfaqësues i denjë i popullit shqiptar. Ai solli tek ne besimin e madh për vendin dhe për popullin e tij. Vizita që ai bëri në Izrael e vuri Shqipërinë në ‘hartën’ e Institutit në Kujtim të Holokaustit në Jerulazem, duke tërhequr vëmendjen e opinionit izraelit dhe duke e bërë jashtëzakonisht të njohur. Shqipëria u vu në vendin e saj të nderit, siç e meriton’, shkruhet në dokument”, shkruan Arkivi.

Shqipëria mori vendin e saj të nderit: Kush ishte shqiptari i

Video