Balli Kombëtar dhe një qarkore për botimin e revistës “Lufta Jonë”

20 Shkurt 2023, 17:34Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Forca te Ballit Kombetar

Pas krijimit të Ballit Kombëtar në Nëntorin e vitit 1943, drejtuesit e tij u munduan të përsosin më tej veprimtarinë e kësaj organizate, duke marrë masa për botimin e një reviste propagandistike. Me anë të kësaj nisme, Komiteti Qendror i Ballit Kombëtar rrekej të mos mbeste pas Partisë Komuniste, e cila tashmë e kishte sofistikuar aktivitetin e saj si politik, ushtarak ashtu edhe propagandistik dhe ndiqej nga shumë shqiptarë në organizimin e luftës kundër pushtuesve italianë. 

E veçanta e këtij njoftimi që mban firmën e Mit’hat Frashërit është arsyeja e shpërndarjes së qarkores.

Në të thuhet se “në këtë rivistë do të botohen të gjitha listat e Nacionalizmit Shqipëtar kundër Italisë dhe Gjermanisë, si dhe, gja që ashtë me randësi në shumë pikëpamje, do të radhiten episodet e ndryshme të rezistencës pasive që populli ynë i ka banunarmiqëve në qytete dhe në male”. Për këtë arsye duhej që komitetet krahinore nëGjirokastër, Korçë, Berat, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë të dërgonin hollësitëe nevojshme për botim.

Kjo revistë nuk e pa kurrë shtypshkronjën sepse ishte e pamundur. Mungonte materiali për botim. Cilat episode të “rezistencës” së Ballit Kombëtarnë qytete e male mund të përmendeshin? Për rezistencë aktive të armatosur ndaj pushtuesit italian e më pas atij gjerman as që bëhej fjalë. Por, edhe për “rezistencë pasive”, ndonëse një term absurd, nuk mund të flitej. Nëse rezistenca pasive përkufizohet me pranimin e pushtimit dhe bashkëpunimin me ta, ose sikurse ka filluar së fundmi të qarkullojë, “akomodim me pushtuesin”, atëherë po, kjo revistë mund të botohej. Madje, në disa numra njëherësh.

***

Balli Kombëtar                                  Shqipënija e Shqiptarëve

Qarkore Nr. 8                                        Vdekje Tradhëtarëve

Komiteteve Krahinorë

Gjirokastër, Korçë, Berat, Durrës, Vlorë, Shkodër, Tiranë

Zyra e Shtypit e Ballit Kombëtar ka ndër mend të botoi një rivistë për ditën e Njëzetë e Tetë Nëndorit, festën t’onë Kombëtare. Kjo rivistë e vetme dhe e njëjtë do të ketë për emër “Lufta e Jonë“. Në këtë rivistë do të botohen të gjitha listat e Nacionalizmit Shqipëtar kundër Italisë dhe Gjermanisë, si dhe, gja që ashtë me randësi në shumë pikëpamje, do të radhiten episodet e ndryshme të rezistencës pasive që populli ynë i ka banun armiqëve në qytete dhe në male.

Lutemi, pra, të kini mirësinë të na dërgoni sa ma shpejt të gjitha hollësitë që dini dhe që mund të mblidhni në këtë kohë të shkurtër që na ka mbetur, përpara ditës 25 të Nëndorit.

Shqipëri e Lirë

13/II/1943

Për Komitetin Qendror

Midhat Frashëri

Balli Kombëtar dhe një qarkore për botimin e revistës

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video