
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dëbuar gardistin Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh.
Në protestën e zhvilluar para disa ditësh para Bashkisë së Tiranës, Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.
Por arsyeja e vërtetë pse Meta ka larguar truprojat e tij janë hetimet e SPAK ndaj ish-presidentit.
Vox News ka mësuar se kur agjentët e Byrosë Kombvëtare së Hetimit kanë vajtur për kontrolle në selinë e Partisë së Lirisë, gardistët nuk i ndaluar. Ky veprim ka ngjallur zemërimin e Metës që ka dëbuar menjëherë tre gardistët që i shërbenin si truproja.
Ndërkohë, komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-Presidentin dhe nuk mund të pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën. Gjithashtu në fund të shkresës i kanë kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues. Por zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist.
Vox News mëson se BKH ka bërë kontrolle jo vetëm në selinë e Partisë së Lirisë, por edhe në banesën e Ilir Metës.
Ndërkohë lidhur me largimin e Laert Gjoka ka pasur një reagim edhe nga ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj.
Ky i fundit e ka kritikuar veprimin e Metës, duke e vlerësuar gardistin si një punonjës shembullor.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016