
Ky është momenti kur 4 efektivë policie arrestojnë Islam Sefën, vëllain e Bujar Sefës, i cili pak ditë më parë u dënua me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për një sërë veprash penale.
Islam Sefa u arrestua pranë Prokurorisë së Posaccme, konkretisht në një lokal pak metra larg SPAK.
Ky i fundit u pikas nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.
Video e siguruar ekskluzivisht nga VoxNews:
Islam Sefa njësoj si i vëllai, kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij kishte masë “arrest në burg” në mungesë, vendosur nga GJKKO, lidhur me një dosje të SPAK për drogë në Gjermani.
GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg”, ku Sefa dyshohet për 9 episode të trafikut të drogës në periudhën 2020-2021.
Bujar Sefa, i vëllai u dënua me 15 vite burg, në zbritje të gjykimit të shkurtuar me 10 vite për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit ,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.