Të dhënat e përfituara nga INSTAT në procesin e regjistrimit të banesave tregojnë se një pjesë e mirë e godinave të ndërtuara për banim aktualisht janë bosh.
INSTAT thotë se në të gjithë vendin rezultojnë 1 milionë e 82 mijë banesa.
Nga këto 47 për qind janë shtëpi individuale, 40 për qind janë pallate dhe pjesa tjetër janë banesa që INSTAT i kategorizon si pjesërisht të veçuara.
INSTAT thotë se nga 1 milionë e 82 mijë banesa, vetëm 726 mijë rezultuan të banuara, ndërsa në pjesën tjetër prej 356 mijë anketuesit nuk gjetën banorë brenda.
Duke i ndarë në kategori, INSTAT raporton se përqindja më e lartë e shtëpive të pabanuara rezulton në pallate. Të dhënat e përfituara nga censusi tregojnë se 39.4 për qind e apartamenteve rezultojnë bosh.
E përkthyer në numra, rezulton se janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin. Për përqëndrimin e banesave bosh, duhet pritur vjeshta, kur INSTAT do të publikojë të dhënat e detajuara sipas qarqeve të vendit.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.