Dikur i njohur si qyteti i Luleve, Elbasani, vitet e fundit është kthyer në qytetin e nënave dhe vejushave të veshura me të zeza, ku hija e krimit shëtit lirshëm në qytet. Opozita ka akuzuar shpesh se fuqizimi dhe dominimi i bandave në Elbasan, vjen për shkak se ato kanë gjetur mbështetje politike dhe për këtë akuzojnë Taulant Ballën, deputet i zonë dhe deri para pak kohësh dhe drejtuesi i PS-së për Qarkun.
Balla ishte dhe një ndër më të votuarit nga PS në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe opozita pretendon se ai i ka marrë votat falë mbështetjes nga krimi. Vlen të theksohet dhe fakti se 4 ditë para zgjedhjeve në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, ku tek grupi që u përplasën me “grupin për mbrojtjen e votës në PD” ishin shumë emra të skeduar nga Policia.
Por, vetëm pak kohë pas zgjedhjeve, Rama vendosi ta zhvendosë Taulant Ballën si drejtues politik qarku nga Elbasani në Fier.
Por, burime bëjnë me dije se Balla edhe në Fier po ndjek të njëjtën metodologji. Kjo gjë vërehet nga zgjedhja e Ergest Krakullit në krye të degës së PS-së së Lushnjës.
Krakulli është baxhanaku i biznesmenit Edmond Bego i dënuar në Itali me 11 vjet burg për trafik heroine dhe kokaine. Bego është përfolur shpesh në media dhe është denoncuar nga opozita për miqësinë dhe udhëtime me Taulant Ballën, i cili është drejtues politik i PS-së për Qarkun e Fierit.
Burimi bëjnë me dije se vendosja e Ergest Krakullit në krye të PS-së së Lushnjës është shoqëruar me debate të forta, teksa konfirmohet se ka qenë Balla ai që ka vënë veton për “emërimin” e tij në krye të PS-së së Lushnjës.
Balla është justifikuar me faktin se përderisa PS e ka pranuar njëherë Krakullin kur e ka kandiduar të 16-tin në listë për zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun e Fierit, atëhere duhet ta pranojë dhe tani.
Krakulli para një viti arriti të merrte 1673 vota më 25 Prill 2021, por burime bëjnë me dije se “pushteti” i tij në PS-në e Lushnjës është rritur pas vendosjes së Ballës si drejtues qarku. Ergest Krakulli ka qenë në krye të fushatës së PS-së në Lushnjë edhe për zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 Marsit.
Një tjetër fakt i rëndësishëm që vlen të përmendet është dhe se Ergest Krakulli nuk e ka bërë ende me dije CV-në e tij, për të cilën ka dyshime të forta mbi arsimin. Në CV-në e dorëzuar në KQZ ai shkruan vetëm se ka përfunduar arsimin e Lartë dhe se punon në Bashkinë e Lushnjës që prej vitit 2015.
Ai nuk jep detajet se ku e ka përfunduar universiteti, kur dhe për çfarë. Vendosjen e Ergest Krakullit në krye të PS-së së Lushnjës e ka paralajmëruar Sali Berisha që më 13 Qershor 2022, ku ndër të tjera e akuzonte Krakullin dhe se është me diplomë fallso për Juridik të cilën e ka marrë në Maqedoninë e Veriut.
Ergest Krakulli aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë e Lushnjës dhe duhet të jetë me statusin e nëpunësit civil.
Siç duket, Taulant Balla, Taulant Balla nuk i shkëput dot lidhjet me krimin, ku vendos baxhanakun e një trafikanti të njohur në krye të degës së PS-së së Lushnjës.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
