Protesta e opozitës, Bordi ulë për herë të parë çmimin e karburantit në fundjavë

1 July 2022, 10:16Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e opozitës, Bordi ulë për herë të parë
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila tha se Bordi uli sot naftën me 6 lekë, benzinën me 7 lekë dhe gazin me 2 lekë.

Nafta nga sot do shitet 243 lekë për litër, benzina 235 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.

“Sot morëm vendimin e fundit. Gazoil u ul me 6 lekë. Benzina u ul me 7 lekë. Ndërsa gazi u ul me 2 lekë për konsumator”, tha Ministrja.




Video