“Unë kam një të drejtë t’u them atyre grave, atyre shoqeve, atyre motrave: A nuk ju vjen turp të thoni që jeni familjare, që jeni nënat, që jeni motrat e atyre vandalëve që flakën flamurin kombëtar si leckë para gjithë shqiptarëve? A nuk ju vjen turp të thoni që jeni nënat dhe që jeni motrat e atyre horrave, e atyre flokëpalarëve, që godisnin policët, të cilët kishin vetëm një qëllim: se si të shmangnin dëmtimin e agresorëve”.
Kështu deklaronte Ilir Meta në Kuvend më 23 janar 2011, dy ditë pasi në bulevard u vranë katër protestues të Partisë Socialiste, që u thirrën në protesta pas shfaqjes në publik të videodenoncimit të të ndjerit Dritan Prifti.
Sot, më shumë se 11 vite nga kjo ngjarje tragjike, që u ndez nga video me zë e figurë që tregonte Ilir Metën, sipas akuzave që u ndezën teksa bënte pazare korruptive brenda zyrës së zv.Kryeministrit, post të cilin mbante në atë kohë, Ilir Meta u bën thirrje ‘flokëpalarëve’.
“Do ta palosim Edi Ramën. Do t’ja marrin të gjitha pushtetet. Nuk do ta lëmë Edi Ramën të nëpërkëmbë të drejtat e qytetarëve shqiptarë qetësisht dhe brutalisht. Unë do të jem vetë aty përpara Parlamentit, bashkë me të gjithë qytetarët shqiptarë”, deklaroi Ilir Meta nga Berati, duke u zotuar se do të jetë në ballë të betejës antikorrupsion që ka nisur.
Ironikisht, protesta është thirrur nën flamurin e antikorrupsionit, ashtu siç thirri Edi Rama protestën e 21 janarit 2011. Protestuesit e 21 janarit, Ilir Meta 11 vite më parë i quajti kokëpalarë. Pyetja është a ka ndryshuar Meta, apo kanë ndryshuar protestuesit dhe tani ata nuk janë më kokëpalarë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.