Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në Shqipëri?

25 Prill 2022, 13:35Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se ka patur një rritje të numrit të lartë të raportimeve për raste të dyshuara për pastrim parash në pesë vitet e fundit. Numri i raportimeve ka qenë deri në 1.581 raportime sipas DPPPP një rritje më shumë se 10% krahasuar me 2020-n.

Raportimet për transaksione të dyshimta janë bërë më së shumti nga bankat, të cilat për vitin 2021 përbëjnë 46% të numrit total të RAD, e ndjekur nga raportimet nga subjektet noter me 30 % dhe institucionet financiare për transferimin e parasë me 18%. Llojet e transaksioneve të dyshimta, dominohen nga blerja e pasurive të paluajshme me burime fondesh të paqarta.

Në vendin e dytë të pastrimit të parave renditen transfertat e dyshimta apo anomalitë e theksuara që i shoqërojnë ato. Në vendin e tretë janë konstatimet se personat që kanë kryer transaksionet apo shitblerjet janë të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Huamarrje sponsorizime/dhurime për nga të tretë, që në dukje janë fiktive, edhe për këtë vit rezulton një prej rrugëve më të përdorura për pastrimin e parave. Në listë nuk mungonin as veprimet, transaksionet, apo investimet e dyshimte të kryer nga persona të lidhur politikisht shkruan SI.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se pjesën më të madhe të raportimeve të dyshimta, ose 58% të totalit, i kë dërguar për procedim në SPAK.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka përshkruar me skema 10 tipologjitë më të shpeshta të pastrimit të parave në Shqipëri:

1- Transaksione nga persona të përfshirë në grup kriminal

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

2- Përfshirja e personave me precedentë penalë në shoqëri ndërtimi

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

3- Hua dhe sponsorizime të dyshimta nga një PEP

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

4- Blerje pasurish të paluajtshme nën vlerë dhe rivlerësim brenda një kohe të shkurtër

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

5- Rast mashtrimi financiar kryer nga një subjekt juridik

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

6- Përdorimi i personave të tretë për investime në fushën e ndërtimit

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

7- Këmbimi i pasurive dhe përdorimi i dyshimtë i kredive

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

8- Investim në vlerë të lartë në pasuri të paluajtshme në mënyrë jo të drejtpërdrejtë

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

9- Transaksione të dyshimta nga subjekte juridike në fushën e mjekësisë

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

10- Investime në pasuri nga PEP me vlerë të deklaruar nën çmim tregu

Politikanë dhe biznesmenë, si pastrohen paratë në

 



Video