Ilir Meta, ‘dhjetoristi’ i infiltruar i Ramiz Alisë?

26 July 2022, 23:11Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta, ‘dhjetoristi’ i infiltruar i Ramiz Alisë?
Ilir Meta fill pas Azem Hajdarit në takimin me Ramiz Alinë

Në tre dekada politikë, Ilir Meta e ka profilizuar vetveten si dhjetorist. Si student që u ngrit në protesta dhe bashkë me moshatarët e asaj kohë dhe dha kontributin e tij në rrëzimin e regjimit.

Por, e vërteta duket se qënka ndryshe. Pas deklaratës së autoritetit të dosjeve, që tha se një politikan i lartë me inicialet I.M., kishte bashkëpunuar me sigurimin, një prej protagonistëve të protestës studentore të atyre viteve kontaktoi me Voxnews.al dhe përcolli një detaj edhe më interesant.

“Ilir Meta nuk ka qenë në lëvizjen e dhjetorit, por çuditerisht ishte i ftuar në takimin e studentëve me Ramiz Alinë, çka i habiti të gjithë. kjo dosje shpjegon pse ishte aty dhe do të thotë që e çoi sigurimi për të balancuar studentët që ishin kundër qeverisë”, shkruan burimi.


Vetë Ilir Meta thotë se te takimi në fjalë kishte frikë që mund të ishte kurth.

"Ajo që kujtoj më shumë është momenti për të vajtur te takimi, sepse ekzistonte një ide e përgjithshme që mund të jetë një kurth. Ndaj dhe si garanci, për të pasur një qetësi e lehtësim psikologjik, bashkë me në studentët, në autobusin për në Pallatin e Brigadave, erdhën si garantë zoti Gjinushi, Ministër i Arsimit dhe zoti Bashkurti, Sekretar i Parë i Rinisë në atë kohë. Pra e para ishte pasiguria se çfarë do të ndodhë”, tregon ai në një intervistë televizive.


Më shumë si pjesë e studentëve, pas dosjes së Autoritetit dhe pas deklaratës së burimeve të Voxneës, Ilir Meta ka qenë me dhjetoristët si organizatori i kurthit dhe për më tepër shfaqet në filmimet e kohës fill pas Azem Hajdarit.

Në të njëjtën intervistë, 30 vite më vonë, Ilir Meta nuk është në gjendje që të flasë për kërkesat që Azem Hajdari dhe studentët i paraqitën Ramiz Alisë.

“Po, besoj se diçka e tillë ishte dakorduar. Ishte diskutuar për çështjen e pluralizimit, sepse kjo ishte kthyer tashmë në kërkesën kryesore dhe kuptohet se kjo ishte platforma kryesore. Ai (Ramiz Alia) sapo dilte nga pleniumi i Komitetit Qendror”, tregon Meta.

Dhe megjithëse as nuk ishte dhe as nuk është njohur më vonë si protagonist i asaj lëvizjeje, Ilir Meta rrëfen se ka biseduar me Ramiz Alinë.

“Nga çfarë unë kam biseduar me Ramiz Alinë më pas, edhe pas 10 vitesh apo në periudha të mëvonshme mendoj se ai ishte i ndërgjegjshëm që ishte një proces që duhet të ndodhte. A ka dashur ai ta ketë procesin sa më shumë nën kontroll? Padyshim që po, por ai shikonte raportin e forcave dhe i përshtatej asaj situate”, shton Meta.

Tani, pas dosjes së Autoritetit lindin dyshimet se më shumë se dhjetorist, Ilir Meta ka qenë pjesë e skenarit të Ramiz Alisë për të kontrolluar lëvizjen studentore, detyrë që nëse do të ishte gjallë sot Ramizi e ta shihte se ka arritur që t’i zërë edhe vendin si President, mund të ndjehej krenar për të.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video