Palestra e mundjes ku stërviten mundësit çeçenë është prishur mesditën e së shtunës. Tavani i palestrës është rrëzuar, por fatmirësisht nuk ka pasur sportistë duke u stërvitur.
Në redaksinë e VoxNews ka mbërritur një foto e kësaj palestre, ku duken copat e tavani të rrëzuar përtokë. Punimet e kryera janë bërë shkel e shko, ku kostoja është te sportistët, të cilët i dhanë medaljet e para olimpike Shqipërisë në Olimpiadën Paris 2024.
Por, sa kushtoi rikonstruksioni i kësaj palestre? Sipas dokumenteve të VoxNews, rikonstruksioni është bërë nga Klubi Sportiv Tirana në vitin 2020. Ish-drejtuesja Devorah Keçi ka firmosur tenderin, teksa fitues ka dalë firma VAS konstruksion, që më vonë mori emrin 5D. Firma është nën hetim nga SPAK për abuzime të rënda, ku një ndër to ka qenë edhe ky tender.
Në vitin 2020, Klubi Sportiv Tirana finalizoi tenderin me objekt "rikonstruksion i palestrës së mundjes" me një vlerë 3.4 milionë lekë. Fitues doli 5D, teksa ish drejtuesja Deborah Keçi u vu nën akuzë. Palestra ndodhet në afërsi të Rrugës së Kavajës në Tiranë, në afërsi të Kishës. Është një godinë njëkatëshe, e cila është shumë e ngushtë dhe aspak e favorshme për stërvitje.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.