Një grua e dhunuar në Kamëz telefonoi komisariatin e policisë numër 3 në Kodër Institut, ku çoi në pranga 34-vjeçarin, Asqeri Mandri i kthyer nga Gjermania pak javë më parë.
34-vjeçari futi në izolim bashkëshorten e tij nënë e 4 fëmijëve të vegjël.
I vuri kamera në çdo cep të shtëpisë brenda për ta monitoruar dhe sipas policisë, ka ushtuar edhe dhunë fizike.
Kamerat që në fakt i vuri të ruante gruan, kanë shërbyer që policia të zbulojë veprimet e kryefamiljarit, i cili në disa momente teksa luan me fëmijët e vegjël, ngrihet dhe ushtron dhunë ndaj gruas.
VoxNews ka mësuar se edhe vëllai i 34-vjeçarit, rezulton i dënuar për dhunë në familje, pasi kishte kapur gruan në tradhëti bashkëshortore dhe e kishte dhunuar.
Shtëpia e 34-vjeçarit në të cilën jetonte me gruan dhe 4 fëmijët ndodhet në rrugën “Gramozi”, në katin e dytë të këtij objekti.
Në fasadën e jashtme 34-vjeçari kishte instaluar dy kamera që filmonin hyrje-daljet në shtëpi, ndërsa në 3 dhoma të banesës ai filmonte çdo lëvizje të tij gruas dhe fëmijëve.
Në pamjet e kamerave te sekuestruara janë gjetur momente kur i riu me origjinë nga Dibra pasi lozte me fëmijët e mitur ngrihej dhe dhunonte gruan.
Por duket se deklaratat e tyre kanë qenë kontradiktore, aq sa askush nuk ka dhënë një version të qartë se si kanë ndodhur ngjarjet.
Deklaratat kontradiktore
Çfarë deklaroi 34-vjeçari që mbyllte gruan në banesë dhe e ruante me kamera: Kështu ma dha truri!
34-vjeçari Asqeri Mandri, i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.
Nëna e 34-vjeçarit: Ishte xheloz prandaj i vuri kamerat!
“Jo or ti, t’i kishte rraf nuk janë krejt…Jo or ti djalë jo! Po jo bre se ka ashtu fare…Xheloz, i papamë mo! Se a po e ruante brenda ai?! Nuk më pyesin mua çunat, lekë ka 5, 6 vite që nuk na ka dorëzuar. 600 mijë lekë merr, se punon. Po në fabrikë, ka punuar që i vogël.”, e ëma e Asqeri Mandrit.
Gruaja 'ndryshon' mendje: Kamerat i vendosa vetë, s'më ka rrahur
“Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë,” përgjigje e dhënë për gazetarët.
Pamjet e dhunës nga Asqeri Mandri që izoloi gruan brenda shtëpisë me kamera
Ky është momenti kur 34-vjeçari Asqeri Mandri përplaset fizikisht me gruan e tij të cilën dyshohet se e mbante të izoluar në banesë dhe e monitoronte me kamera sigurie.
Siç shihet 34-vjeçari mban në prehër 1 prej 4 fëmijëve të mitur teksa debaton me gruan e tij.
Video e marrë nga klan
Pasi shkëmben disa fjalë, Asqeri Mandri, çohet dhe shtyn gruan e tij, e cila gjithashtu i kundërpërgjigjet duke shtyrë 34-vjeçarin.
Një ekspertizë mjeko-ligjore do të caktojë nëse burri ka apo jo probleme të shëndetit mendor. Ky është rasti i dytë i izolimit të gruas në banesë që ndodh brenda pak kohësh në Tiranë.
Më 26 janar 2024 një tjetër rast u zbulua në Selitë, ku 35-vjeçari Jetnor Zh., mbante të mbyllur gruan, nënën dhe fëmijët, si edhe i vëzhgonte me kamera e ushtronte dhunë fizike ndaj tyre.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.