
Sipas listës se pagave që është pasqyruar edhe në dosjen voluminoze të prokurorisë, në 20 vite operimi në Shqipëri Bankers ka ndërruar po kaq drejtorë, të cilët vlerësonin veten me paga marramendëse, deri në 20 fish të pagës mesatare në Shqipëri.
Të dhënat e vitit 2014 tregojnë se Bankers ka pasur në atë kohë fondin më të lartë të pagave në vend, me një shifër prej 3.8 miliardë lekësh në vit, duke përfshirë dhe shpërblimet.
Paga mesatare për punonjës ishte rreth 557 mijë lekë euro në muaj.
Por, kjo mesatare rritet ndjeshëm nga pagat e larta të të huajve.
Sipas të dhënave në bilanc, nga rreth 3.8 miliardë lekë që është totali i pagave të deklaruara dhe paguara për vitin 2014, 2.9 miliardë lekë, apo rreth 76 për qind e fondit ka shkuar për personelin e huaj dhe rreth 930 milionë lekë për atë vendas.
Për personelin shqiptar, paga mesatare rezulton rreth 1200 euro në muaj, ndërsa për atë të huaj arrin 35 mijë euro në muaj mesatarisht, apo mbi 400 mijë euro në vit.
Ky trend u konfirmua dhe me rrjedhjen e databazës së pagave në vitin 2021, ku ishin të njëjtat shifra dhe drejtuesit e Bankers ishin ndër më të paguarit.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.