Rama's farce with the resignations of directors, all continue wo...
/ 2026-10-28 16:02:00Focus

Enis Bardhi, mesfushori me origjinë shqiptare që luan me Maqedoninë e Veriut, është dënuar me 4 muaj burg dhe 1920 euro gjobë për drejtim mjeti me patentë të rreme.
Futbollisti i Levantes në kampionatin spanjoll u kap nga policia në 5 prill të vitit të kaluar, shumë pranë stadiumit ku luan ndeshjet ekipi i tij.
Policët verifikuan se mesfushori po drejtonte makinën pa leje drejtimi, situatë për të cilën i akuzuari ishte “në dijeni të plotë”.
Gjithsesi, gjyqtari e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi me kushtin që ai të mos kryejë më këtë shkelje në dy vitet e ardhshme.