Kuvendet e Bashës, Gjykata e Apelit shtyn vendimin në 20 dhjetor

2022-12-06 09:48:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Apelit shtyn seancën e radhës të shqyrtimit të ankimit të mbështetësve të Lulëzim Bashës kundër vendimit që nuk regjistroi në një vendim të vetëm dy kuvendet. Seanca u shty për në 20 dhjetor për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.

Të pranishëm në sallë anëtarët Irida Kacerja dhe Genti Shala, ndërsa mungonte gjyqtarja Emona Muçi për arsye shëndetësore, shkruan A2.

Gjykata do të marrë vendim mbi ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.

Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD.

Video