
Në një konferencë për mediat, Sali Berisha komentoi kontrollet e ushtruara ndaj makinës luksoze "Range Rover" me të cilën është parë duke lëvizur Flamur Noka.
Berisha u shpreh se janë ushtruar kontrolle në një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, që sipas kryedemokratit rezultoi se blerja ishte firmosur nga Lulzim Basha.
"Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj. Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha.
Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke. As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën. Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin", tha ai.