VIDEO/ Këngëtares i grisen pantallonat në skenë

2022-03-30 08:01:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Këngëtares i grisen pantallonat në skenë
Katy Perry në skenë

Këngëtarja e famshme botërore Katy Perry është përballur me një situatë të pazakontë teksa performonte në skenë.

Ajo u ngjit në skenë për të kënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona lëkure ngjyrë të kuqe.

Në një moment teksa ajo u përkul para publikut, këngëtares i janë grisur pantallonat tek pjesa e të pasmeve, duke krijuar një situatë shumë të sikletshme për të.

Në videon e publikuar nga medeit e huaja,  shihet se këngëtares i vijnë në ndihmë kolegët e saj duke i vendosur një shirit të verdhë tek pjesa e grisur e pantallonave.

Ndërsa këngëtarja duket se e kaloi situatën me sportivitet, teksa në video dëgjohet të thotë “nxito” kolegut të saj, i cili po i vendoste shiritin në pantallona.

 


Video