How Belinda Balluku is fabricating the rumor about Top Channel's...
/ 2026-10-19 16:19:00Focus
Çiljeta Xhilaga së fundmi u bë pjesë e një sfilate të modës myslimane që u organizua në Tiranë.
E pyetur në fund të sfilatës se si ka qenë kjo eksperiencë për të, këngëtarja e hitit “Të dy qajmë të ndarë”, tha se shpreson që ta vërë sa më shpejtë shaminë në kokë një herë e përgjithmonë.
“Unë uroj ta vë sa më shpejt komplet krejt shaminë, një herë e përgjithmonë. Ndjehem shumë mirë, pa diskutim që po”, ka thënë Çiljeta. Ajo ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se i praktikon të gjitha ritet fetare.
“Unë falem pesë vakte, kam tre vjet. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar më tej këngëtarja.