Belind Këlliçi flet për varfërinë me orë 100 milionë lekë në dorë

2022-03-30 12:00:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belind Këlliçi flet për varfërinë me orë 100
Ora e Belind Këlliçit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion i ftuar në panel ku po diskutohej për çështjen e inceneratoreve ishte dhe deputeti i PD Belind Këlliçi.

I revoltuar Belindi ngriti gishtin e akuzës për vjedhje disa milionëshe.

Por fjalët binin ndesh me veprimet dhe aksesorët që ai kishte zgjedhur të vendoste në këtë emision.

Belind Këlliçi flet për varfërinë me orë 100

Këlliçi mbante në dorë një orë e tipit Audemars Piguet që kushton plot 82.400 USD.

Rroga e një deputeti në Kuvend nuk është më shumë se 1200 euro. Sipas një llogarie të thjesht me këtë pagë deputeti duhet të punojë rreth 5 vite për të blerë këtë orë. Si ka mundësi që rroga si deputet  prej 1200 euro i  paska dalë e tepruar të jetojë por të shijoj dhe luksin?

A flitet për varfërinë me 100 milionë lekë orë në dorë?



Video