“Vota është e shenjtë”/ Arrestohen mbi 100 komisionerë për manipulimet e votave në Kosovë, reagon ASHPËR Albin Kurti

2026-01-24 12:49:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se komisionerë apo individë të përfshirë në mënyrë klandestine në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk do të kenë asnjë amnisti dhe duhet të përballen me ligjin.

Në një postim në rrjetet sociale ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të mbetet gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës, duke inkurajuar institucionet përgjegjëse që hetimet për dyshimet e manipulimeve të shkojnë deri në fund.

Sipas Kurtit, Republika e Kosovës është shembull demokracie në rajon, ndërsa adresimi ligjor dhe llogaridhënia për çdo rast manipulimi janë thelbësore për integritetin e proceseve zgjedhore.

“Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe manipuluesit duhet të ndëshkohen”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen.

Reagimi i Albin Kurtit:

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti.

I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë.

Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore.

Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.


Video