Vatikani zbulon se çfarë e shkaktoi vdekjen e Papa Françeskut

2025-04-21 20:37:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Papa Françesku

Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe Insufiçiencë kardiake, njoftoi Vatikani. Goditja në tru çoi në komë dhe Insufiçienca kardiake e bëri të pakthyeshme, tha Vatikani.

Raporti vjen rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës. Françesku vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe iu hoq një pjesë e njërës prej mushkërive kur ishte i ri.

Problemet shëndetësore e munduan atë gjatë viteve të fundit të jetës së tij dhe më 14 shkurt ai u shtrua në Spitalin Gemelli për shkak të një krize respiratore që u zhvillua në pneumoni të dyfishtë.

Kjo çoi në një qëndrim 38-ditor në spital, më i gjati gjatë papatit të tij.

Video