Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar këtë të mërkurë pasi nuk mori votëbesimin e parlamentit për politikat fiskale dhe ekonomike, duke i hapur me gjasë kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë opozitare dhe ish-aleati në qeverisje ITN, rrëzuan koalicionin qeveritar që erdhi në pushtet në dhjetor, me 123 vota pro dhe 116 kundër.
Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre here, një rekord në historinë e Bullgarisë dhe vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor arriti të emërojë një kabinet.
Ky vendim vjen në një moment kur Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut për të ecur përpara me negociatat me Bashkimin Evropian.