The world's largest accounting firm helped forge documents to hide Roman Abramovich 's wealth and avoid taxes, the BBC's investigative show Panorama has revealed.
Financial documents approved by Deloitte in Cyprus caused assets such as superyachts, luxury villas and private jets, worth $672 million (£508 million), to disappear from the financial statements of Abramovich's companies.
Deloitte also appears to have advised on a scheme aimed at avoiding a large tax liability on the oligarch's wealth through falsification of documents.
Barrister Andrew Mitchell KC, an expert in financial services law, said the evidence provided by Panorama showed that the scheme amounted to open and direct tax avoidance and that it "could not have been more obvious".
Roman Abramovich's lawyers said he denied tax evasion or concealing his wealth. They said Panorama had not presented any evidence that he knew about, authorised or ordered the forgery of any documents. They said he was entitled to rely on professional advice.
Deloitte Cyprus stated that it "acts in accordance with applicable laws."
These findings are being made public following a joint investigation by BBC Panorama and the Bureau of Investigative Journalism.
For nearly two decades, Roman Abramovich was the most prominent Russian oligarch in the United Kingdom. He was welcomed to London, where he bought Chelsea football club in 2003 and financed the club's most successful period in history. But after Russia's full-scale invasion of Ukraine in 2022, the British government imposed sanctions on him, considering him an associate of President Vladimir Putin, and he was forced to sell the club.
Abramovich reportedly lives in Turkey, which was a safe haven for him after the sanctions were lifted. On the Channel island of Jersey, his assets worth £5.4 billion remain frozen while a criminal investigation continues for four years.
The oligarch's lawyers told the BBC that he denies the allegations under the Jersey investigation and claims it was "undertaken for political purposes".
Our investigation has uncovered new evidence about how Abramovich's business empire was managed. It also raises serious questions about the integrity of some of his professional advisers.
Provat gjenden në një rrjedhje të madhe dokumentesh, që përfshin mijëra materiale mbi financat e oligarkut dhe veprimtarinë e një rrjeti kompanish offshore, të administruara nga Qiproja dikur një parajsë fiskale e preferuar nga rusët gjatë periudhës 1995–2022.
Që nga viti 2023, BBC-ja dhe partnerët e saj mediatikë, përfshirë gazetën The Guardian, Paper Trail Media, Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Rrjetin Qipriot të Gazetarisë Investigative dhe Byronë e Gazetarisë Investigative, kanë raportuar mbi dokumentet e rrjedhura në kuadër të hetimit Cyprus Confidential të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë.
Në vitin 2022, Panorama raportoi gjithashtu se si Abramovich e kishte krijuar pasurinë e tij përmes një marrëveshjeje të korruptuar për blerjen e një kompanie shtetërore ruse të naftës në vitet 1990, të cilën ia shiti përsëri qeverisë një dekadë më vonë, duke fituar miliarda. Më parë, ai ka deklaruar se akuzat për korrupsion lidhur me këtë marrëveshje janë të pavërteta.
Fitimet e Abramovich nga marrëveshjet e naftës në Rusi u transferuan në një rrjet kompanish offshore. Ato administroheshin nga Qiproja prej një firme shërbimesh korporative të quajtur MeritServus, me seli në Limasol, qyteti i dytë më i madh i ishullit.
Deri në vitin 2005, Deloitte e cila sot është më e madhja ndër katër firmat gjigante që dominojnë industrinë e kontabilitetit zotëronte MeritServus. Pas ndarjes së tyre, të dyja kompanitë vazhduan të bashkëpunonin ngushtë me bashkëpunëtorët e Abramovich për të administruar pasurinë e tij globale.
Dokumentet e rrjedhura nga MeritServus zbulojnë disa prej praktikave të tyre.
Dokumentet e antidatuara që fshehën pasurinë
Shembulli ynë i parë i dokumenteve me data të ndryshuara prapa në kohë i përket vitit 2006, pasi një ligj i ri në Qipro kërkonte që pasqyrat financiare të kompanive të bëheshin publike. Ky ligj për transparencën rrezikonte të zbulonte sekretet e pasurisë së madhe të Abramovich.
Deloitte Qipro kishte përgatitur projektpasqyrat financiare për vitin 2003 të kompanisë qipriote të Abramovich, Amiscan Investments, por ende nuk i kishte përfunduar ato. Dokumentet pasqyronin pasuri luksoze me vlerë 672 milionë dollarë.
Në to përfshiheshin një vilë në West Sussex, një apartament luksoz në Londër dhe një pronë e madhe në jug të Francës, si dhe helikopterë, avionë privatë dhe një flotë e vogël varkash që oligarku zotëronte në atë kohë, përfshirë jahtin Pelorus, me vlerë 147,5 milionë dollarë.
Për t’i mbajtur këto pasuri të fshehta, bashkëpunëtorët e Abramovich dhe MeritServus vendosën të rishkruanin historikun e transaksioneve. Ata hartuan një plan për të anashkaluar ligjin e transparencës, duke i transferuar pasuritë te kompania mëmë e Amiscan-it në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI), ku mund të mbaheshin të fshehta.
Për më tepër, ata i ndryshuan datat e dokumenteve duke i vendosur ato tre vjet më herët, në mënyrë që të dukej sikur transferimi i pasurive kishte ndodhur në vitin 2003.
Deloitte Qipro i shqyrtoi dokumentet me datat e ndryshuara dhe deklaroi se ato ishin “të përshtatshme” për të lejuar heqjen e pasurive nga pasqyrat financiare të Amiscan-it.
Kur pasqyrat financiare të vitit 2003 u miratuan nga Deloitte në vitin 2006, vilat, avionët dhe jahtet u zhdukën me një të rënë të lapsit. Në dokumente mbetën vetëm 75.000 dollarë pasuri.
Deloitte i miratoi pasqyrat financiare, megjithëse dokumentet e rrjedhura tregojnë se firma e dinte që ato ishin krejtësisht çorientuese.
Lord Sikka, profesor i kontabilitetit në Universitetin e Sheffield-it, tha se paraqitja e gabuar e datave të transaksioneve dhe mosbotimi i pasqyrave financiare të vërteta e të drejta përbënin «shkelje të një detyrimi ligjor» dhe ishte diçka “mjaft skandaloze”.
Skema e dyshuar për shmangien e taksave
Panorama zbuloi gjithashtu prova se dokumentet me data të ndryshuara ishin përdorur në një skemë për shmangien e taksave.
Kjo skemë përfshinte një tjetër kompani qipriote të Abramovich, Kravin Investments, e cila në vitin 2003 kishte pothuajse 2 miliardë dollarë në bankë.
Kompania kishte fitime të mëdha nga interesat bankare, ndaj duhej të paguante taksa mbi këto interesa pranë autoriteteve tatimore qipriote. Por këshilltarët e tij kishin një ide tjetër për të rishkruar historikun financiar.
Në gusht të vitit 2005, MeritServus i dërgoi një email bashkëpunëtorëve rusë të Abramovich, ku thuhej se pas një takimi me Deloitte ishte hartuar një plan.
“Nëse jeni dakord, do të jetë e nevojshme të ndryshohen në përputhje me rrethanat pasqyrat financiare dhe regjistrat kontabël për vitet 2003 dhe 2004”, thuhej në email.
MeritServus i informoi bashkëpunëtorët rusë të oligarkut se deklaratat paraprake të tatimit për vitin 2005 të Kravin-it do të dorëzoheshin duke treguar se kompania nuk kishte fituar të ardhura nga paratë që zotëronte.
Një muaj më vonë, një bashkëpunëtor në Rusi u përgjigj me email: “Jam dakord”.
Më pas, MeritServus krijoi një seri dokumentesh me data të ndryshuara, të cilat pretendonin në mënyrë të rreme se Kravin vetëm i mbante dhe i investonte fondet në emër të kompanisë së saj mëmë në Ishujt e Virgjër Britanikë.
Kjo krijonte përshtypjen se Kravin nuk ishte pronarja e vërtetë e parave dhe, për rrjedhojë, nuk duhej të paguante taksa në Qipro mbi to.
Në një email të shtatorit 2005, Deloitte shkroi se “do të duhet të bëhen disa ndryshime në pasqyrat financiare (gjendjet e llogarive bankare, të ardhurat nga interesat dhe pasqyra e fitimit dhe humbjes)”, si pasojë e ndryshimeve të bëra në dokumentet e Kravin-it me data të mëparshme.
Kjo do të thotë se Deloitte duket se ka dhënë këshilla për falsifikimin e regjistrave financiarë. Provat sugjerojnë se kjo i lejoi kompanisë së Abramovich t’u shmangej taksave në vlerën e miliona dollarëve.
Andrew Mitchell KC i tha ekipit të Panorama se skema përbënte shmangie të drejtpërdrejtë të taksave.
“Nëse kjo do të kishte ndodhur në Angli dhe shuma do të ishte në miliona, autoriteti britanik i të ardhurave dhe doganave do të shqyrtonte mundësinë e nisjes së një ndjekjeje penale”, tha ai.
Deputeti qipriot Christos Christofides deklaroi se, nëse taksat ishin shmangur, atëherë “duhet të shohim se si mund t’i rikuperojmë paratë tona dhe se si, nëse disa persona janë fajtorë, ata duhet të paguajnë sipas ligjit tone”.
Si u fshehën edhe 10 miliardë dollarë të tjerë
Përveç dokumenteve që Deloitte ndihmoi të antidatoheshin, këshilltarët e Abramovich në MeritServus falsifikuan edhe një grup të tretë dokumentesh.
Kjo kishte të bënte me pasurinë e madhe të biznesit të oligarkut, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, e cila mbahej nga një kompani qipriote e quajtur Electus Investments.
MeritServus ndryshoi datat e dokumenteve për të krijuar përshtypjen se Electus nuk e zotëronte këtë pasuri.
Për këtë qëllim, përdori një kompani tjetër të Abramovich, e cila kishte saktësisht të njëjtin emër — Electus Investments — por ishte e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, një juridiksion më sekret, ku pasqyrat financiare nuk duhej të bëheshin publike.
Email-et tregojnë se në vitin 2006, MeritServus pranoi se pasuria i përkiste Electus Cyprus. Megjithatë, edhe një herë, ajo propozoi të rishkruante të kaluarën, këtë herë “për të transferuar pronësinë përfituese te Electus Investments në Ishujt e Virgjër Britanikë”, duke krijuar përshtypjen se ndryshimi kishte ndodhur tre vjet më parë.
MeritServus nënshkroi dhe antidatoi dokumente që pretendonin në mënyrë të rreme se kompania në Ishujt e Virgjër Britanikë e zotëronte pasurinë prej 10 miliardë dollarësh që nga 20 nëntori 2003.
Kështu, kur pasqyrat financiare të kompanisë qipriote me të njëjtin emër u bënë publike, dukej sikur ajo zotëronte pasuri me vlerë vetëm 145.000 dollarë.
Miliardat e Roman Abramovich ishin bërë të padukshme në dokumentet financiare.
Andrew Mitchell KC i tha Panorama-s:
“Ajo që kupton nga kjo është se ka profesionistë të gatshëm të shtrembërojnë dhe të shkelin rregullat e profesionit të tyre dhe, si rrjedhojë, edhe ligjin. Duket se ata nuk ndalen absolutisht para asgjëje kur bëhet fjalë për krijimin e dokumenteve”.
Vladimir Milov, zëvendësministër i Energjisë i Rusisë në kohën kur Abramovich po ndërtonte perandorinë e tij të biznesit dhe sot kritik i qeverisë ruse, tha:
“Për çdo oligark rus, të Lindjes së Mesme apo afrikan, të përfshirë në korrupsion, ekziston një ushtri ofruesish perëndimorë të shërbimeve financiare, ligjore dhe të marrëdhënieve me publikun, të cilët janë të gatshëm të marrin para për të pastruar reputacionin e tyre dhe për t’i paraqitur si njerëz të zakonshëm e të respektueshëm”.
Reagimi i Abramovich dhe Deloitte
Duke mohuar çdo shkelje nga ana e oligarkut, avokatët e Roman Abramovich deklaruan se ai “nuk ishte i përfshirë në administrimin e përditshëm të këtyre kompanive”.
They added that, when agreements were proposed by professional advisors, "reliance on their advice was entirely appropriate and lawful."
Deloitte Cyprus stated that it could not comment on the specific allegations because the documents were more than 20 years old and no longer available.
MeritServus was closed after the publication of documents leaked as part of the Cyprus Confidential investigation./ BBC