2026-09-30 15:08:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi i ambasadorit Eric Wendt me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se në takim ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar,” shkruan Ambasada.


Video