One of the most influential Albanian clans in large-scale cocaine trafficking from South America to Europe was dismantled last month following the arrest of eleven of its key members between Albania, Belgium and the Dominican Republic.
The main blow came in August, in Albania, based on an investigation by the Special Prosecution Office against Corruption and Organized Crime (SPAK), which requested the Special Court of Albania to issue 16 arrest warrants.
Ten members of the clan were arrested in various raids in Elbasan (the organization's operations center) and other Albanian cities, including one of the leaders, Ervis Çela, and his brother, Ardian Çela.
Meanwhile, the organization's main leader, Franc Çopja, was arrested in 2023 in Dubai (from where he had operated in recent years) and was then extradited to Belgium, where he is imprisoned for murder and other criminal offenses.
The last to be arrested, on September 3 in Punta Cana (Dominican Republic), was Soni Pepa, a 40-year-old Albanian (almost everyone is in this age group).
He had played a key role in organizing the transport of over eleven tons of cocaine, which arrived in Antwerp during the first week of November 2020. Pepa was swiftly extradited to Albania, accused — like the other members — of several drug trafficking offenses, structured criminal organization, and money laundering of proceeds from a criminal offense or criminal activity.
Paraguayan connections: former Olimpia sports manager and the Marset-Insfrán clan
The fall of these Albanians exposed one of the most powerful criminal structures in Europe dedicated to international cocaine trafficking, as well as their connections in South America, particularly in Bolivia and Paraguay. According to prosecutors investigating the case, the Çopja-Çela clan directly influenced the price of cocaine on European markets, as they controlled the trafficking chain from start to finish.
Giant cocaine shipments were purchased directly from Bolivian producers by Ervis Çela, who lived with his brother, Ardian, in Paraguay to oversee the storage and preparation of shipments bound for Europe. On the old continent, the group ensured the extraction of the cargo and distribution to ports, as well as money laundering in Albania, Bolivia and Paraguay.
Kokaina fshihej në mënyrë të sofistikuar në eksportime legale të kutive të sapunit dhe materialeve të ndërtimit. Kryesisht, banda e maskonte në kanoçe boje të markës FOX, duke përdorur shenja të veçanta për blerësin: “Puma” ose “Sytë e vetëtimës”.
Ngarkesat transportoheshin nga porti lumor i Villetës (Asunción), e më pas me rrugë detare nga portet atlantike drejt porteve të mëdha europiane, si Antuerp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Hamburg (Gjermani), dhe në masë më të vogël drejt porteve të Valencias dhe Algeciras (Spanjë).
Në dosjen 282-faqëshe të hetimit të SPAK-ut del emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez, si njeriu kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës drejt Europës, ndërsa njëkohësisht pastronte para të përfituara nga fitimet e paligjshme përmes disa prej kompanive të tij.
Benítez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia — aktualisht i arratisur nga drejtësia paraguaiane dhe i vendosur në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) — përdorte kompaninë e tij Tupa SA për të dërguar kokainë në portet europiane, të fshehur në kanaçe boje FOX, në bashkëpunim me Miguel Ángel Servín Palacios, i njohur si “Miguel Celular”, gjithashtu i lidhur me strukturën e narkotrafikut të drejtuar nga Marset dhe Miguel Ángel “Tío Rico” Insfrán.
Dyshohet se klani Marset-Insfrán i lehtësonte grupit shqiptar blerjen e kokainës boliviane me çmime të ulëta, ishin ortakë në dërgesa me ngarkesa të mëdha dhe merrnin pagesa për shërbimet e transportit të drogës nga Bolivia në Paraguaj.
Në fakt, sipas SPAK, vetë drejtuesi Çopja takohej me Marsetin dhe klanin e tij në pronën “23 de abril” në San Roque González, departamenti Paraguarí (Paraguaj).
Dy ngarkesa të mëdha dhe 600 kilogramët që “humbën” në Roterdam
Hetimi arriti të identifikojë se dy ngarkesa të mëdha kokainë u transportuan nga grupi nga Amerika e Jugut drejt Europës mes nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021. SPAK zbuloi se organizata trafikoi 28 tonë kokainë vetëm në dy episode, nga të cilat 17 tonë u sekuestruan.
Në shtator 2020, klani shqiptar, në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi dërgimin e 11,6 tonëve kokainë, të fshehura në kuti sapuni dhe kanoçe boje të markës FOX, në dy kontejnerë që u nisën nga porti i Villetës dhe mbërritën me sukses në portin e Antuerpit më 4 nëntor 2020. Sipas aktakuzës kundër “Tío Rico” Insfrán, në kuadër të mega-procesit A Ultranza Py në drejtësinë paraguaiane, nga bisedat e përgjuara në platformën e mesazheve Sky ECC, rezulton një bisedë e 5 nëntorit 2020, ku Marset i komunikon Insfrán-it: “Singapori e kurorëzoi (term i përdorur në zhargonin e narkotrafikut për të konfirmuar mbërritjen e drogës në destinacion) dy raundet që kemi gjëra me të”. Singapori ishte nofka e përfaqësuesit të klanit shqiptar në biznes.
Megjithatë, disa ditë më vonë ata do të merrnin vesh se 600 kilogramë kokainë nga kjo ngarkesë ishin vjedhur gjatë një ndalese të mëparshme të anijes në portin e Roterdamit. Lënda narkotike u gjet nga policia në një apartament të atij qyteti dhe u arrestuan dy shqiptarë. Gjithashtu, u sekuestruan 2 milionë euro.
Më 9 nëntor 2020, Marset komunikoi sërish me Insfrán-in për ta pyetur rreth një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte kryer partneri i tij. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të koordinuar lëvizjen e kokainës nga Bolivia drejt Chaco-s paraguaiane (ku operonte një pjesë e organizatës) dhe më pas drejt zonave të tjera të vendit, ku droga grumbullohej për t’u eksportuar.
“Mendoj se do t’i zbresim të gjitha ato që janë lart, ndoshta këto ditë do të vijë edhe më shumë, nëse ke mundësi për t’i zbritur… le t’i zbresim të gjitha,” i sugjeronte Marset.
“2010, 472, 1260. Kaq kemi vëlla. Po ti more 550 për biznesin tënd të fushës? 3222 gjithsej pra,” llogariste Marset për sasinë e kilogramëve të kokainës të grumbulluar.
Më pas, Marset i dërgoi Insfrán-it një “screenshot” të një bisede që kishte pasur me dikë dhe e informoi: “Humbi 600 në Roterdam”.
Marset ndaj Insfrán: “I njeh ato kanoçet?”
Ngarkesa tjetër që bën pjesë në hetimin e SPAK-ut — dhe që përfshin sërish Benítez-in si përgjegjës të kompanisë eksportuese — u nis nga Paraguaji (po ashtu nga Villeta) në dhjetor 2020 me 16,4 tonë kokainë të maskuar në kanoçe boje FOX dhe në shurup për kollë. Paketat ishin të stampuara me logot “Sy të kuq me rreze”, “Puma” dhe “Simboli i pafundësisë” (ky i fundit i lidhur me ngarkesa të gjetura në Uruguaj në ato vite dhe në vitin 2019 në sekuestrimin e 4,5 tonëve kokainë në Hamburg, rast ku u akuzua vetëm Martín Mutio).
Të 16,4 tonët e kokainës u sekuestruan në Hamburg më 12 shkurt 2021 dhe përfaqësoi një rekord të ri, jo vetëm në Gjermani (duke kaluar rastin e mëparshëm që kishte ardhur nga porti i Montevideos, sipas prokurores Mónica Ferrero), por është edhe kapja më e madhe e kokainës në historinë e Europës.
Lidhur me këtë super-sekuestrim, më 24 shkurt 2021, Marset i dërgon Insfrán-it një publikim gazetaresk mbi arrestimin e një burri 28-vjeçar të përfshirë me ngarkesën e kokainës së sekuestruar, me imazhe të kanoçeve të bojës së markës FOX.
“I njeh ato kanoçet?”, e pyet uruguaiani nënkryetarin e tij.
Më pas e paralajmëron: “Do rrimë urtë për pak, vëlla.”
“Të presim të vijë ajo e Barba-s (një tjetër ndërmjetës i organizatave të mëdha europiane) dhe pastaj kthehemi prapë me të”.
“Të tjerat i lëmë qetë, për momentin është shumë nxehtë,” e vë në dijeni.
“Po flas me njerëzit me të cilët çuam 5 tonë, vëlla, që na paguajnë 25. Je dakord? Po të vazhdonte hyrja e mallit, do të ishte në 23, 22,” shtoi Marset, duke iu referuar çmimit në euro për kilogram kokainë që shitej te grupi i përfaqësuar nga “Barba”. Ky i fundit, sipas një bisede të përgjuar mes Tío Rico-s dhe Rodrigo Montalva-s (të dy të arrestuar dhe të burgosur), i kishte besuar klanit Marset-Insfrán një biznes për transportimin e 360 tonëve kokainë në vit.
Aleancat e narkotrafikut dhe agjencitë që shënjestrojnë Uruguajin
Ndërkohë, në Paraguaj, edhe pse operacioni A Ultranza Py arriti të arrestojë dhe dënojë pjesën më të madhe të strukturës të lidhur me Insfrán dhe disa anëtarë të klanit Marset, autoritetet rajonale vlerësojnë se organizata e uruguaianit mbetet aktive, pavarësisht pengesave, duke mbajtur linja furnizimi me Bolivinë, disa aeroplanë të gatshëm, një skuadër pilotësh (njëri prej tyre ra disa ditë më parë në veri të Paraguajit) dhe mbrojtjen territoriale të grupit kriminal brazilian shumë të fuqishëm, Primer Comando de la Capital (PCC), protagonist i aleancave kryesore të narkotrafikut ndërkombëtar — nga të cilat ka përfituar biznesi i Marset dhe banda të tjera lokale — me ‘Ndranghetan italiane dhe mafiet e tjera europiane si Mocro Maffia dhe Kompania Bello, emri i përdorur për një grup prej 14 klanesh shqiptare mes të cilave ishte Çopja-Çela.
Prania e PCC-së dhe e ‘Ndranghetas në Uruguaj është dokumentuar mjaft që nga dekada e kaluar, sidomos përmes hetimeve të huaja, por jo aq e klaneve ballkanike. Flamuri i parë i kuq që autoritetet uruguaiane vunë re mbi mafiet e Ballkanit që vepronin në Uruguaj ishte në 2009 me Operativo Guerrero de los Balcanes, i cili mundësoi sekuestrimin e mbi 2 tonëve kokainë dhe rrëzimin e grupit të fuqishëm të serbit Darko Saric. Ngarkesat e fundit të mëdha të gjetura në Uruguaj, të cilat do të dërgoheshin në Europë me metodën “drop off” (transportuar me varka dhe ngarkuar në anije në det të hapur), besohet se kanë pasur pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe anëtarëve të PCC-së, sipas hetimeve të fundit të përbashkëta mes agjencive kryesore antidrogë europiane.
Në këtë kuadër, Policia uruguaiane u paralajmërua në 2024 nga Ministria e Brendshme e Holandës për të përmirësuar koordinimin mbi kontejnerët detarë që kalojnë nga porti i Montevideos dhe përfundojnë në portin e Roterdamit, me interes të veçantë nga holandezët për trafikun e ngarkesave që zbresin pa kontroll nga hidrovia Paraná-Paraguay.
Informacion i zbuluar në korrik nga Europol, si pjesë e një operacioni të madh kundër anëtarëve të ‘Ndranghetas, përfshin mes vendeve edhe Uruguajin, duke konfirmuar lidhje me mafien kalabreze dhe me organizata kriminale nga vendet e Ballkanit, kryesisht trafikantë origjinë shqiptare. Operacioni policor kundër ‘Ndranghetas përmend se anëtarët shqiptarë të rrjetit koordinonin nxjerrjen e ngarkesave të kokainës në disa porte të Spanjës dhe Holandës për t’i dërguar më pas në tregun italian.
According to a Europol 2023 report, the 'Ndrangheta channels its illicit profits in Uruguay (among other countries) through investments in real estate, fields, restaurants, hotels, car washes, supermarkets and other activities, so Uruguay remains under the watch of international agencies, not only for its role in the collection and shipment of cocaine to Europe, where the presence of the PCC and Albanian clans (who expanded their ties to the Calabrian mafia) is growing, but also for its historical role in large drug money laundering schemes./ Caras&Caretas