Profile / Ervis Martinaj the "pet" of justice and the "strong" hand of crime

2022-05-19 15:52:56Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Profile / Ervis Martinaj the "pet" of justice and the
In the photo: Ervis Martinaj

Two penitents of justice, Nuredin Dumani and Henrik Hoxha, unravel the murders by organized criminal groups of a decade from 2011 to 2022.

SPAK, after 6 months of investigation and with the key testimonies of two persons already made available to justice, has joined 18 criminal files in a single one, that of Duman and Hoxha, registered on April 14, 2022. Arrest warrants have been issued to two characters from the underworld Suel Çela and Ervis Martinaj.

The latter is a much talked about character in the underworld of one of the people involved in the former Bloc massacre several years ago with one dead and several injured.

But who is Ervis Martinaj?

36-year-old Ervis Martinaj is a well-known name in the criminal world in the capital. His name is often curved after 2013. He was denounced for threats by a commander of the "Eagle" forces of the State Police in Tirana. Following the denunciation, he was declared wanted.

Conflict over gambling

The threat was made after the action "End of Stupidity", where Ervis Martinaj was seized 400 gambling machines, which he had just bought and some luxury vehicles. At that time, the media wrote that Martinaj had bought the machines from his competitor, Ervis Doçi.

Doçi përflitej si njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dyshohet se ishte vënë në dijeni para nisjes së operacionit “Fundi i Marrëzisë”, duke i shitur makineritë e lojërave të fatit tek Ervis Martinaj.

Po në ato ditë, Ervis Doçi bie në pritën e një atentati në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”. Ai ndodhej në një automjet tip Mercedes Benz ML së bashku me një kushëri të tijin kur gjatë ndalesës në semaforin e një kryqëzimi aty pranë i janë afruar dy persona me motoçikletë.

Dy kushërinjtë mbetën të plagosur në këtë ngjarje dhe u shoqëruan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku disa orë më vonë, Ervis Doçi ndërroi jetë. Autorët e ngjarjes mbeten ende të paidentifikuar.

Vrasja e Artan Santos dhe lakimi i emrit të Vis Martinajt

Një tjetër ekzekutim i bujshëm ku del sërish emri i Ervis Martinajt është vrasja e bankierit Artan Santo, ngjarje e ndodhur po në zonën e ish-bllokut dhe në mes të ditës në qershor të 2014. Emri i Martinajt u përmend kur gjatë një operacioni të policisë në magazinat e bizneseve të tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra motori të ngjashme me ato të dy autorëve që ekzekutuan bankierin Santo.

Edhe në këtë rast gjithçka mbeti në kuadër të dyshimeve dhe sërish as policia dhe as prokuroria nuk ishte në gjendje që të provonte përfshirjen e tij në këtë ekzekutim të bujshëm.

Vrasja e Enton Nikës dhe roli i Martinajt

Një vit më vonë, Ervis Martinaj do të rikthehej sërish në qendër të kronikës së zezë, por këtë herë jo më si i dyshuar, por i përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në parkingun e një lokali në zonën e Linzës, e filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Sipas asaj që u zbardh më vonë në procesin gjyqësor, mes viktimës dhe Ervis Doçit ka pasur një debat. Martinaj, thuhet në dosjen hetimore, gjatë qëndrimit në lokal ka dëgjuar Enton Nikën të flasë nën zë dhe ka kujtuar se e ka ofenduar.

Në këtë moment, ai e ka thërritur. “Djali, do vish një sekondë”, duke iu drejtuar të ndjerit. Dhe pasi kanë dalë tek parkingu i është prezantuar si Ervis Martinaj, duke i vënë edhe dorën në supe. “Qofsh me shëndet, por hiqe dorën se ta këpus”, thuhet nga prokuroria se i është përgjigjur Enton Nika.

Këtu ka nisur përleshja fizike mes tyre dhe në sherr e sipër, Emiljano Tasho, mik i Ervis Martinajt ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar për vdekje Enton Nikën. Tasho tha se e kishte qëlluar padashje Enton Nikën. Në këtë rast, Ervis Martinaj ia hodhi me një dënim minimal, që nuk do ta pengonte që të rikthehej sërish në qendër të medias në fillim të 2017-s.

Çështja Shullazi

Këtë herë, emri i tij do të përfshihej në një dosje të bujshme, atë “Shullazi”. Biznesmeni Ylvi Beqaj, dëshmitari kyç në këtë proces dhe që ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, denoncoi në prokurori Ervis Martinajn si personi përmes të cilit Emiljano Shullazi i kishte çuar dy mesazhe për t’u tërhequr nga padia për ish-Hotel Vollgën në Durrës.

Beqaj ka deklaruar se fillimisht, Ervis Martinaj është munduar ta joshë përmes ofrimit të 7 milionë eurove, një milion në dorë dhe gjashtë të tjera pas tërheqjes nga padia. Kur dëshmitari ka refuzuar, atëherë Martinaj u është rikthyer metodave të veta, duke e kërcënuar me jetë.

Vrasja në Bllok

Marviol Bilo punonte si truprojë i këngëtares Elvana Gjata dhe të dashurit të saj, një biznesmen i njohur në Tiranë. Pikërisht i dashuri i këngëtares mendohet se e ka nisur sherrin, duke goditur me grusht viktimënn Fabiol Gaxhën

Kaq ka mjaftuar që në lokalin “Solomon” të shpërthente një sherr masiv. I pari që dyshohet se ka nxjerrë armën ka qenë Fabiol Gaxha, por ai nuk ka qëlluar dot më shumë se një herë, pasi është goditur direkt nga Marviol Bilo me një plumb në kokë.

Mes 9 shkrepjeve, Marviol Bilo ka arritur që të qëllojë në kokë Fabiol Gaxhan dhe Erjon Haton. Ndërkohë,  I plagosur mbeti edhe Ervis Martinaj plumbi i cili e kapi në pjesën e qafës dhe së bashku me të plagosurin tjetër, Laert Hasa.

Ervis Martinaj subjekt i OFL

Njoftimi i OFL

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;
– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Dikush duket se e dekonspiroi operacionin e SPAK, gjatë fjalës së tij para mediave, vetë kreu i SPAK, Arben Kraja ngriti dyshimin se aksioni i fundit i SPAK mund të jetë dekonspiruar. Lidhejt e krimit me policinë dhe drejtësinë janë të fuqishme dhe Ervis Martinaj duket se është i "përkëdheluri" i tyre.

©Copyright Vox News

This article is exclusive to Vox News, enjoys copyright under Law no. 35/2016, "On copyright and related rights". The article can be republished by other media only by quoting Vox News and at the end the source link is placed, otherwise any violator will be held liable under Article 178 of Law No. / 35/2016.


Video