The judiciary government is mired in scandals: 3 employees of th...
/ 2026-01-18 17:38:37Focus
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm (GJKKO) për veprat penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, me tjetër trupë gjykuese me vendim të Gjykatës së Lartë.
SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.
Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim e një apartamenti ne Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij.