Terrible accident near the Krraba Tunnel / 10 cars collide, some end up on top of each other! Traffic is blocked

2025-11-28 17:51:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Terrible accident near the Krraba Tunnel / 10 cars collide, some end up on top
Foto ilustruese

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në aksin autostradal Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke krijuar kaos në qarkullim. Sipas raportimeve, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar. Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme në zonë derisa qarkullimi të rikthehet në normalitet.


Video