Protests, violence, curfews: From France to Albania, why Europe'...
/ 2026-10-20 23:47:20Focus
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet Dhoksologjia e Flamurit, një shërbesë e posaçme kushtuar nderimit të simbolit kombëtar dhe lutjes për paqe e harmoni.
Ceremonia drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëheq meshën solemne në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.
Kjo meshë tradicionale kryhet për herë të parë në Tiranë, pasi më parë imzot Joan e ka kryer atë kur shërbente si mitropolit i Korçës.
Ceremonia shërben si një moment reflektimi shpirtëror për unitetin dhe vlerat kombëtare. Gjatë saj pritet të mbahen lutje për mbarësi, mirëqenie dhe paqe në vend.