E rëndë në Kosovë: Vritet një i ri dhe djali i tij i vogël, autor dyshohet babai i 27-vjeçarit

1 November 2026, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Kosovë: Vritet një i ri dhe djali i tij i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur të pajetë brenda një banese.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë djalin e tij 27-vjeçar dhe nipin e tij, foshnjën. Sipas informacioneve, trupat e pajetë janë zbuluar rreth orës 08:47.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave.

65-vjeçati është shoqëruar nga autoritetet policore, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Deklarata:

Arrestohet personi i lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”!

Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person në gjininë mashkullore të vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë.

Me urgjencë në vend të ngjarjeve që kanë dalë njësitet të lidhura me policore, Prokurori i ekipit të shtetit të vendosur, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete.

Nga hetimet e para në vend të ngjarjeve, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në lidhje me personin që është arrestuar është arrestuar për viktimat, i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë.

Në bashkpunim janë zyrtarët e tyre duke u kontrolluar të gjitha veprimet e nevojshme dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të tyre, i cili është konsideruar si “Vrasje e Rëndës”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim për punën e saj, mbeshtet në hetimin dhe punën profesionale të rastit.


Video