Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, "Bordi i Çetit" rrit me 6 lekë çmimin e naftës dhe me 5 lekë benzinën

19 May 2023, 15:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, "Bordi i Çetit" rrit
"Bordi i Çetit"

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e djeshme dhe kanë rritur çmimet e karburanteve, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Çmimi i naftës është rritur me 6 lekë, pasi do të tregtohet me 179 lekë/litri me pakicë, nga 173 lekë/litri që ishte caktuar më parë. Ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 167 lekë/litër lekë/litër.

Edhe çmimi i benzinës është rritur me 5 lekë, pasi do të tregtohet me 178 lekë/litri me pakicë, nga 173 lekë/litri që ishte caktuar më parë. Ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 166 lekë/litër.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar pasi do të vazhdojë të tregtohet me 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është rritur me 6 lekë pasi është caktuar që të jetë 85 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi prej ditës së djeshme, datë 18 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video