Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e sotme dhe kanë caktuar çmime të reja për karburantet.
Çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 173 lekë/litri me pakicë, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 161 lekë/litër lekë/litër.
Edhe çmimi i benzinës është rritur me 1 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 173 lekë/litri me pakicë, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 161 lekë/litër.
Është rritur me 2 lekë edhe çmimi i gazit, pasi nga sot do të tregtohet me 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i naftës për peshkim është rritur me 4 lekë pasi është caktuar që të jetë 79 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 10 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.