Vendet e BE “largojnë” 7,700 shqiptarë, zëmë vendin e dytë për largimet pas Gjeorgjisë

30 Shtator 2024, 15:01Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sipas të dhënave nga EUROSTAT përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit rreth 7,700 shqiptarë që ndodheshin në vendet e Bashkimit Europian janë urdhëruar të largohen drejt vendeve të treta. Ky numër përbën një përqindje të konsiderueshme, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë pas Gjeorgjisë, e cila përbënte 10% të totalit.

Në total, rreth 96 mijë qytetarë janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së gjatë këtij tremujori. Duke parë të dhënat kombëtare, numri më i lartë i qytetarëve jo-bashkimi europian të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së u regjistrua në Francë me 31 mijë, Gjermania me rreth 13 mijë.

Nga ana tjetër Franca, Gjermania dhe Suedia regjistruan numrin më të lartë të njerëzve të rikthyer në vendet e treta. Mes qytetarëve jo-europianë të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së gjatë kësaj periudhe, qytetarët algjerianë dhe marokenë kishin pjesën më të madhe (nga 7% secili), të ndjekur nga turqit dhe sirianët (nga 6% secili).

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i largimeve nga vendi vazhdon të regjistrojë një rritje të qëndrueshme krahasuar me periudhat e kaluara. Kjo rritje sjell me vete problematika të ndryshme, si plakja e popullsisë dhe mungesa e profesionistëve në tregun e punës.

Video