Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën përgjatë vitit 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Të dhënat thonë se përgjatë vitit të kaluar, investimet e huaja direkte kapën për herë të parë shifrën prej 1 miliard eurosh, nga 934 mln që ishin në 2020.
Sektoret më tërheqëse për investitorët e huaja ishin minierat, me 99 mln euro, ndjekur nga pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi me 50 mlmn euro dhe me rreth 38 mln euro sektori financiare dhe tregu i sigurimeve.
Holanda ishte burimi kryesor i investimeve të huaja direkte me 96 mln euro, ndjekur nga Italia me 36 mln euro dhe Turqia me 23 mln euro.
Rritja më e fortë është regjistruar në tremujorin e katërt, ku kapi 302 mln euro.