Çati të rëna, suva e prishur apo dhe mure të thyera. Në vend numërohen gjithnjë e më shumë shtëpi të braktisura si pasojë e emigrimit masiv që kanë ndodhur gjatë viteve si jashtë, por edhe brenda vendit.
Këtu marrim parasysh vetëm banesat e zakonshme që kryesisht gjenden në zonat rurale të vendit, aty ku dhe emigracioni është më i theksuar.
Sipas të dhënave nga Censi për vitin 2023, në vend numërohen rreth 148 mijë shtëpi të pabanuara.
Kundrejt totalit, këto shtëpi zënë rreth 29% të totalit. Nga ana tjetër, ajo çfarë bie tjetër në sy nga të dhënat e Censit, është se familjet me 2 pjesëtar janë ato që banojnë më së shumti tek shtëpitë e zakonshme.
E thënë ndryshe, janë çiftet e moshuara që qëndrojnë në shtëpitë e tyre në fshat, përshkak se fëmijët e tyre largohen nga vendi.
Shtëpitë e vjetra që janë ndërtuar nga viti 1919 e deri në vitin 1960 po humbasin gjithnjë e më shumë aftësitë e banimit. Sipas të dhënave nga INSTAT, rreth 60 mijë prej tyre janë të banuara.
Qeveria përmes paketave stimuluese synon të rikthej në vend individët e larguar, ku një pjesë e mirë janë janë në prag pensioni dhe të rikthehen për të investuar në truallet e tyre.