Rishikohet sërish buxheti 2024, të ardhurat rriten në 27 miliardë lekë

28 Gusht 2024, 13:03Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qeveria shqiptare ka rishikuar buxhetin për vitin 2024 për herë të dytë, duke rritur të ardhurat në vlerën e 27 miliardë lekëve.

Ministri i Financave Petrit Malaj në një dalje për mediat bëri të ditur të gjithë sektorët ku do të rriten financimet, nga bujqësia, arsimi, shëndetësia e ministria e Brendshme.

“Ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë. Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Konkretisht ne kemi rritur financimet shtesë për ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë në mënyrë që të mbështetet skema e granteve të fermerëve

250 milionë lekë për ministrinë e Shëndetësinë për të financuar projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor

Kemi rritur financimit për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 miliardë lekë për kompensimin ushqimor të policisë, përveç orëve shtesë të punës gjatë sezonit të verës.

Kemi rritur fondin për ministrinë e Arsimin në masën 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë rritur rezultate të mira.

Kemi rritur shpenzimet edhe për Ujësjellës – kanalizimet në vlerën 2 miliardë lekë. Do të vijohet të financohet në infrastrukturën qoftë kombëtare qoftë lokale apo rurale”.

Video