Projekt-buxheti për vitin 2026 / Qeveria ndan 8.8 miliardë euro, sa shkojnë për pensionet dhe rimbursimin e barnave

4 Nëntor 2025, 16:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qeveria ka miratuar këtë të martë projektbuxhetin për vitin 2026, i cili është programuar në vlerën 886.8 miliardë lekë.

Ndërkohë që fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 1.653 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 10.000 milionë lekë.

Ndërsa fondi për rimbursimin e medikamenteve nuk e tejkalon tavanin prej 13.500 milionë lekësh. Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

Rama ditën e sotme deklaroi se nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, përveç indeksimit vjetor.

“Pensioni urban në vite të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë; Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë; Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë; Pensioni familjar do të rritet 700 lekë; Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë”, tha Rama.

Kjo rritje e përmjuajshme do të vijojë edhe në vitet e tjera, të paktën deri në 2029.

Ndërkohë, në dhjetor pensionistët presin të marrin si çdo fundvit bonusin, i cili edhe këtë herë do të jetë i ndarë në dy kategori: Ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë, do të kenë shpërblim 10 mijë lekë.


Video