Për problemet e fiskalizimit bizneset mund t’i drejtohen edhe Avokatit të Tatimpaguesve

3 March 2022, 17:49Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për problemet e fiskalizimit bizneset mund t’i drejtohen edhe
Foto ilustruese

Administrata tatimore njofton bizneset se për shamngur gjobat nevojitet të informojnë në kohë tatimet dhe Avokatin e Tatimpaguesve për çdo problem që hasin për zbatimin e fiskalizimit.

Në mbrojtje të të drejtave tuaja, lidhur me zbatimin e procesit të fiskalizimit të faturës, Avokati i Tatimpaguesit nxit bizneset që për çdo problem që ju shfaqet lidhur me procedurën e fiskalizimit të faturës, ku përfshihen ndër të tjera: Lëshimi certifikatës elektronike për fiskalizimin nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit; Instalimi i zgjidhjes software-ike apo pajisjes fiskale nga subjektet e certifikuara për procesin e fiskalizimit dhe dhënia e asistencës së duhur në lidhje me të; Plotësimi dhe lëshimi i faturës së fiskalizuar t`i drejtoheni menjëherë për informim strukturës përkatëse të shërbimit ndaj tatimpaguesit, pranë drejtorisë rajonale tatimore ku keni të regjistruar veprimtarinë tuaj të biznesit.

Informimi në kohë i organit tatimor lidhur me çdo problem që ju shfaqet lidhur me faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, mundëson shmangien e pasojave që rrjedhin nga zbatimi i penaliteteve që janë parashikuar për moslëshimin e faturës nga legjislacioni tatimor në fuqi.

Nëse nga administrata tatimore nuk merrni sqarimet e nevojshme lidhur me zbatimin e procedurës së fiskalizimit të faturës, mos hezitoni të kontaktoni Avokatin e Tatimpaguesit, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë; si dhe në rrugë elektronike në adresën e postës elektronike: [email protected].


Video