Lufta në Ukrainë vrau karburantet, OKB: Të përshpejtohet tranzicioni drejt energjisë së pastër

28 February 2022, 18:47Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta në Ukrainë vrau karburantet, OKB: Të përshpejtohet

Lufta në Ukrainë duhet të inkurajojë botën që të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Mesazhi i tij vjen ndërsa OKB-ja lëshon vlerësimin e saj më të zymtë se si ndryshimi i klimës po ndikon në botë. “Lëndët djegëse fosile janë një rrugë pa krye”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së tha se konflikti në Ukrainë tregon se mbështetja e vazhdueshme në lëndët djegëse fosile "e bën ekonominë globale dhe sigurinë energjetike të cenueshme ndaj goditjeve dhe krizave gjeopolitike".

Ai shtoi se një "tranzicion i shpejtë dhe i mirëmenaxhuar te burimet e rinovueshme është e vetmja rrugë drejt sigurisë së energjisë dhe vendeve të gjelbra që i duhen botës”.

Një e katërta e importeve të naftës së Bashkimit Europian vjen nga Rusia, së bashku me pothuajse gjysmën e gazit të saj. Këto shifra kanë nxitur ironinë e kritikat se në fakt, fushatën ushtarake të Putinit në Ukrainë po e paguan Europa.

Paniku që veprimet e Putinit shkaktuan në tregjet e energjisë ka rritur fitimet që Rusia merr çmimin e naftës që ka shkuar mbi 100 dollarë për fuçi.


Video