Çmimi i naftës po ‘shpëton’ peshkun, peshkatarët kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë

22 April 2022, 19:33Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çmimi i naftës po ‘shpëton’ peshkun,

Rritja e çmimit të naftës ka goditur rëndë industrinë e peshkimit, që prej thuajse një muaji ka reduktuar fort daljet në det, megjithëse në këtë periudhë të vitit është sezoni më produktiv i peshkimit.

Në Vlorë, Lezhë dhe Durrës peshkatarët ankohen se rritja e çmimit të naftës i ka detyruar që të fikin anijet e peshkimit. Sipas denoncimeve të ardhura në redaksinë e Voxneës.al, peshkatarët kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë.

Peshkatarët përfitojnë çmime preferenciale të naftës, ku një litër aktualisht e marrin nga 160 deri në 170 lek. Por, ata thonë se në krahasim me para një muaji, kur çmimi ishte diku te 100 deri në 120 lek janë të detyruar që ose të rrisin çmimet e peshkut, ose të fikin anijet.

Sipas përllogaritjeve të peshkatarëve, kostoja e një anijeje peshkimi mesatare vetëm karburant shkon deri në 50 mijë lek për çdo dalje disaorëshe në det për peshkim.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video