Ideatori i TAP: Pse Shqipëria nuk përfiton gaz nga ky projekt

23 March 2022, 21:13Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ideatori i TAP: Pse Shqipëria nuk përfiton gaz nga ky projekt
TAP kalon në Shqipëri, por ne nuk përfitojmë gaz

Në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, ideatori dhe një nga realizuesit e projektit TAP, Naska Afezolli ka folur për marrëveshjen që Shqipëria ka bërë më TAP-in. Afezolli shprehet se edhe pse në Shqipëri kalon TAP, vendi ynë nuk përfiton gaz prej tij për shkak të marrëveshjes që është firmosur në atë kohë nga ministri i LSI, Dritan Prifti. Afezolli tregon se në atë kohë i ka thënë Dritan Priftit që mos kërkonte para për këtë projekt, për të mirën e Shqipërisë.

“Kur u bënë negociata e qeverisë shqiptare me TAP, nuk ishte më Naska Afezolli, isha drejtues i EGL-së për tregjet e Europës lindore, isha drejtues për të lobuar për TAP-in, por jo brenda grupit negociator të TAP-it. Nuk isha në grupin negociator të TAP-it kur u bënë negociatat me Shqipërinë. Nga ana shqiptare në negociatat që u bënë ishin LSI me përfaqësues ministrin Dritan Prifti ndjesë pastë, por ishte totalisht i papërgatitur. Në vendin tim që isha shefi i marrëdhënieve me jashtë në TAP u vu një maqedonas që quhej Tom Dimitrov dhe ai erdhi si një yll i madh i cili negocioi me Shqipërinë dhe ai arriti një nga sukseset më të mëdha që Shqipëria të mos kishte as tranzit dhe të mos kishte asnjë degë që ta çonte gazin në Vlorë, aq sa jam detyruar ti them shefit norvegjez që as Musolini nuk do ta bënte këtë që po bëni ju, sepse edhe Musolini do t’i kishte dhënë Shqipërisë gaz në Vlorë, por ju i thashë po tregoheni më të këqinj se Musolini me Shqipërinë. Në Shqipëri kalon TAP dhe ne nuk përfitojmë gaz prej tij për shkak të marrëveshjes që kemi firmosur. Në atë kohë i kam thënë Dritan Priftit të lutem mos kërko para për këtë projekt pasi ai e kishte namin e keq”, u shprehet për Driatre TV, ideatori dhe një nga realizuesit e TAP, Naska Afezolli.

Ideatori i TAP: Pse Shqipëria nuk përfiton gaz nga ky projekt
Naska Afezolli

Video